Numërohen dy kutitë e para të Fushë-Kuqes, në avantazh PD

Kanë përfunduar së numëruari dy kutitë e para me votat e zonës se Fushë-Kuqes në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku në avantazh ka qenë Partia Demokratike. Për një transparencë sa më të plotë kutitë janë hapur në prani të gjithë anëtarëve dhe të mediave. Kështu në kutinë e parë ka pasur 187 fletë votimi në favor të PD dhe 75 fletë votimi për PS-në ndërsa në kutinë e dytë 336 fletë votimi kanë qenë për PD dhe 143fletë votimi për PS-në. Në kutinë e parë të KZAZ të Fushë-Kuqes u evidentuan 3 fletë të pavlershme dhe 334 fletë të papërdorura ndërsa në kutinë e dytë janë evidentuar 635 fletë votimi të papërdorura.. Mësohet gjithashtu kanë arritur në KQZ edhe kutitë e panumëruara të KZAZ-së 20 të qarkut të Fierit dhe pritet një vendim nga ky institucion.