Policia, harton një plan masash
03/07/2009 Mitingjet e opozitës dhe të qeverisë
TIRANE- Situata kaotike që është krijuar nga procesi i numërimit të votave ka bërë që drejtuesit e drejtorisë së policisë të Qarkut të Tiranës të kryejnë një plan veprimi për ditët në vazhdim. Shkak i këtij plani mësohet të jenë bërë deklaratat publike të dy drejtuesve të partive më të mëdha të vendit: Sali Beridhës dhe Edi Ramës, ku i pari ka pohuar se në rast fitoreje partia e tij do të organizojë një miting manifestiv, ndërsa i dyti është shprehur se do të organizojë një tubim madhështor për mosnjohjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Nisur nga kjo situatë, drejtuesit më të lartë të policisë së kryeqytet u kanë paraprirë problemeve që mund të sjellin këto manifestimi, duke hartuar një plan të posaçëm masash. Qëllimi i këtij plani është të ruajë qetësinë publike si dhe të garantojë sigurimin e të gjitha institucioneve shtetërore, të cilët herë pas herë janë sulmuar me gurë dhe mjete të ndryshme nga turmat e njerëzve. Burime zyrtare pranë policisë në kryeqytet thanë se për vënien në zbatim të këtij plani është përzgjedhur një numër i lartë punonjësish policie, të cilët në rast se situata do të përkeqësohet do të kenë edhe mbështetjen e forcave speciale të repartit RENEA. Aktualisht një pjesë e efektivave të policisë vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri në qendrat ku procesi i numërimit të votave ende nuk ka mbaruar. Janë rreth 5700 policë që me punën e tyre siguruan një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik. Kontributi i uniformave blu u vlerësua edhe nga ndërkombëtarët, të cilët u shprehën me nota pozitive për rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e 28 qershorit. Si shpërblim për përmbushjen me sukses të kësaj detyre, qeveria do të japë për 5700 policë gjysmë rroge shpërblim.