E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërohen votat për Këshillin Kombëtar të PD-së

Një ditë pas rikonfirmimit të liderit demokrat Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike me 1204 vota pro, në selinë blu vijon ende numërimi për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Një organ ky që pritet të nxjerrë nga 341 kandidatura 100 anëtartë e rinj. Sipas kreut të këtij komisioni Ëngjëll Cara procesi i numërimit ka nisur orët e para të mëngjesit dhe pritet të zgjasë edhe ditën e nesërme. Në bazë të statutit të Partisë Demokratike, ndryshimet e të cilit u miratuan gjatë punimeve të Kuvendit të nëntë Kombëtar, 100 anëtarët e Këshillit do të votohen më pas nga forumi më i lartë drejtues i selisë blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›