Në treg Albanizma nga Sabri Hamiti
Pas dy vëllimeve të para, Bioletra dhe Tematologjia, studiuesi i njohur i letrave shqipe, Sabri Hamiti sjell për lexuesin Albanizmën, një sprovë e tërë kushtuar Poetikës së letërsisë shqipe. Sabri Hamiti mëton dhe trajton në këtë vepër strukturën identitare e kulturore të letërsisë shqipe që në krye të herës, pesë shekuj më parë, duke ballafaquar dhe krahasuar me vlerat universale, albanizmat, thënë më ngushtë dialektet, besimet, fatalitetin heroik, ishullimin si pjesë identitare në kontekstin letrar.
Përmes studimit mbi veprën e Sami Frashërit, Zef Zorbës e deri të ajo e Padër Zef Pllumit, studiuesi Hamiti provon alteritetin letrar, alternativën moderne apo rebelimin letrar, të barazlarguara këto vlera plot një shekull nga njëri përfaqësues te tjetri. Albanizma u prezantua në Tirane, në aktivitetet shkencore kushtuar "Ditëve të Albanologjisë", të organizuara në sallën e Akademisë së Shkencave nga Qendra e Studimeve Albanologjike.