Numra telefoni për qytetarët
Zyra e prefektit të Shkodrës është kthyer në zyrën e komitetit ndërministror për emergjencat, drejtuar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Në raportin e bërë pasditen e djeshme, prefekti Maxhid Cungu u shpreh se janë marrë masa duke siguruar 27 ton ushqime dhe 10 ton ujë të ambalazhuar për t'i paraprirë çdo situate të padëshiruar që mund të jetë në ditët në vazhdim. Për çdo emergjencë të qytetarëve, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion numrat e telefonit: 242393 dhe 243783, ndërsa qarku Shkodër dy numra të tjerë: 248409 dhe 242373.