E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, masat e kursimeve

Me lehtësim të madh, reagoi qeveria greke ndaj rënies dakord për një paketë të dytë ndërkombëtare ndihmash. Ministri i Financave, Evangjelos Venizellos premtoi në Athinë, se do të vazhdojë me këmbëngulje kursin jopopullor të kursimeve. Shefat e shteteve dhe të qeverive të 17 vendeve anëtare të Euros ranë dakord të enjten në Bruksel për një strategji të përbashkët për shpëtimin e Greqisë dhe për stabilizimin e eurozonës.

Në bazë të saj, Athina do të mbështetet me 109 miliardë euro. Për herë të parë, për përballimin e krizës së borxheve përfshihen edhe kreditorë privatë si banka dhe sigurime. Angazhimi i kreditorëve privatë mund të bëjë që agjencitë e klasifikimit të riskut të kreditimit ta shpallin Greqinë si "përkohësisht të paaftë për të paguar." Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur e kënaqur me rezultatet e takimit të nivelit të lartë për euron të enjten. Me këtë, shtetet pjesëmarrëse bënë një hap të rëndësishëm përpara, tha Merkeli në një konferencë shtypi në Berlin. Shmangia e krizës së euros është një detyrë historike, meqenëse Europa nuk është më e përfytyrueshme pa euron. Kancelarja u tregua e bindur, që Greqia do t`i zbatojë masat e kursimit dhe të reformave, të kërkuara prej saj. Kjo vlen edhe për Portugalinë dhe Irlandën. Një kompensim automatik financiar ajo e refuzoi, njësoj si një ristrukturim të borxheve të Greqisë. Edhe në politikën e brendshme, Merkel bëri një bilanc pozitiv. Rritja ekonomike do të jetë ngjashëm si vitin e kaluar te 3,6%, papunësia ndoshta si mesatare vjetore do të bjerë nën 3 milionë vetë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›