Shqiperia ngre shqetesime prane pales greke per radhet e gjata ne kufi

Ne Shqiperi autoritetet I shprehen sot shqetesimin e tyre pales greke per vonesat dhe radhat e gjata ne kufirin mes dy vendeve.
Gjate vizites sot ne Tirane te drejtorit te pergjithshem te policise greke Eleftherios Ikonomu ministri i Brendshem Bujar Nishani ka ngritur ceshtjen e vonesave qe u krijohen qyetareve shqiptare ne pikat greke te kalimit te kufirit gjate sezonit te pushimeve verore apo te festave te tjera tradicionale. Drejtori i policise greke ka shprehur gatishmerine per marrjen e masave per te evituar vonesat e pajustifikuara nderkohe qe ne deklarimin e tij per gazetaret ai I ka justifikuar ato me fluksin e madh qe haset ne kete periudhe dhe eshte shprehur se megjithate ka nje rritje te cilesise se sherbimit.
Ministri Nishani gjate takimit ka permendur edhe rastet e pengimit te disa qytetareve shqiptare per te kaluar kufirin si dhe demtimin nga ana e policise greke te dokumentave te tyre te udhetimit duke ju referuar keshtu episodeve me qytetaret me origjine came. Sipas njoftimit te ministrise se Brendshme zyrtari I larte I policise greke e ka cilesuar te papranueshem demtimin e dokumentave te qytetareve shqiptare ndersa i pyetur nga gazetaret ai nuk preferoi te jepte asnje shpjegim.
Gjate takimeve ne Tirane te dyja palet kane nenvizuar nivelin shume te mire te bashkepunimit ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar.