Real Madridi lejon bisedimet Gago-Roma
Real Madridi i ka dhënë leje Fernando Gagos që të bisedojë me Romën për mundësinë e huazimit në “Olimpico”. Konfirmimin e ka bërë agjenti Ernesto Bronzeti, i cili po mundohet t’i gjejë një skuadër argjentinasit që është jashtë planeve të Zhoze Murinjos.
Sipas tij, ekziston optimizëm për arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve për huazimin e lojtarit, ndërsa verdhekuqtë do ta kenë edhe opsionin për blerjen e tij për shumën prej gjashtë milionë eurosh.