E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri al-Maliki, nuk do të kandidohet për mandatin e tretë

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, nuk do të garojë për postin në vitin 2014, kur edhe përfundon mandati i tij i dytë.

Njoftimi i sotëm vjen një ditë pas vendimit të al-Malikut për të kthyer gjysmën e rrogës së tij vjetore në thesarin e qeverisë, me qëllim "lehtësimin e dallimeve në mes të të pasurve dhe të varfërve".

Ky hap pason zërat e klerikëve në gjithë vendin, që u bëjnë thirrje udhëheqësve të Irakut të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar drejtësinë sociale, në mënyrë që të shmangen kryengritjet e ngjashme me Tunizinë apo Egjiptin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›