E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nurishmi: Ministri Pango mbajti fjalen e dhene

I menjehershem ka qene edhe reagimi i FSHF-se, qe ka pare t’u trokase ne dere statuti i firmosur. Me ane te zedhenesit per shtyp, Lysjen Nurimish, federata ka pershendetur vendimin e ministrit Pango dhe ka nxituar te njoftoje eproret e saj, FIFA-n e UEFA-n per zhvillimet me te fundit. “Ministri Ylli Pango realizoi premtimin qe i kishte dhene zv/presidentit te FIFA-s, Erzik. Statuti i firmosur ka mberritur sot (dje) ne zyrat e FSHF-se. Kemi komunikuar menjehere me FIFA-n e UEFA-n per t’i njohur me zhvillimet e kenaqshme qe kane ndodhur. Natyrisht, dy organizatat do ta marrin per baze gjithcka dhe do te terhiqen nga kercenimet serioze, pasi kushtet e tyre jane plotesuar”, tha zedhenesi per shtyp i FSHF-se, Lysjen Nurishmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›