E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango firmos statutin, Duka kenaqet

Jeton Selimi
Perfundon telenovela trevjecare e konfliktit mes Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Federates Shqiptare te Futbollit. Ministri Ylli Pango ka firmosur dje statutin e FSHF-se, duke i dhene legjitimitet qeverise se futbollit shqiptar. Firma ka ardhur vetem 24 ore perpara skadimit te afatit te dhene nga FIFA e UEFA, duke legalizuar keshtu kushtetuten e federates, qe sheh t’i hapen te gjitha rruget, nje pjese e te cilave ishin bllokuar me kohe nga ministria e linjes.
Prej kohesh pritej qe statuti i FSHF-se te firmosej, kjo sipas vete premtimit te ministrit Pango, dite me pare. Firma e shumepritur ka ardhur dhe, pas terheqjes se MTKRS-se nga auditimi i fondeve te FIFA-s e UEFA-s, eshte plotesuar krejt skenari qe sjell edhe paqen nderinstitucionale. Njoftimi eshte bere nga zyra e shtypit e Ministrise se Sporteve, ku theksohet se e zeza ne te bardhe eshte hedhur ne oret e paradites, gje qe ka vulosur perfundimisht ligjshmerine e federates: “Ne vijim te kerkeses se Federates Shqiptare te Futbollit me nr.197 Prot., date 25.01.2008, per miratimin e ndryshimeve te statutit te FSHF-se, bazuar ne vendimin e Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se, nr 05 date 09.06.2007. Ministri Pango ne mbeshtetje te nenit 102, pika 4 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe pikes 2 te nenit 14 te Ligjit nr. 9376, date 21.04.2005 i ndryshuar “Per Sportin”, ka firmosur sot (dje) paradite ndryshimet e statutit te Federates Shqiptare te Futbollit”.
Konflikti i gjate mes MTKRS-se dhe FSHF-se njohu dje deklaraten e paqes. Ministria eshte terhequr teresisht nga gjithcka qe kishte thene, duke lene formalisht auditimin e fondeve shteterore te veproje. Konflikti i gjate njohu pikun e tij nje muaj me pare, kur ministria urdheroi auditimin e fondeve te FIFA-s e UEFA-s, cka solli menjehere reagimin me ane te kercenimit me pezullim nga keto dy organizma. Nese ish-ministri Leskaj do te mbahet mend si nismetari i luftes shtet-federate, ministri Pango do te kujtohet si ai qe terhoqi palen shtet nga lufta, duke mos rrezikuar perjashtimin e futbollit shqiptar nga veprimtarite nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›