E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ekstradon te denuarin per vrasje

Spanja ekstradon nje te kerkuar qe akuzohet se se bashku me vellane e tij polic kane vrare nje te ri ne Fier pese vjet me pare. Ilir Skenderaj, 34 vjec, nga Mallakastra, eshte sjelle diten e djeshme ne pranga ne aeroportin e Rinasit dhe me pas i eshte dorezuar policise se qytetit myzeqar. Agjentet e Interpol Tiranes e kishin kapur 34-vjecarin ne kryeqytetin spanjoll te Madridit. Burime zyrtare thane se Skenderaj ishte shpallur person ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e Fierit dhe Apeli i Vlores e kane denuar ate me 14 vjet burg per vepren penale te “vrasjes me dashje”, e “prodhimit, mbajtjes, blerjes ose shitjes se armeve”. Ai eshte vene ne pranga ne Madrid, ku kishte shkuar pas ngjarjes se shenuar ne vitin 2003, ne fshatin Pecaj, te komunes Fratar. Pas arrestimit ne Madrid, ku dhe kishte nderruar identitet dhe pamje, 34-vjecari eshte perpjekur t’i fshihet ndjekjes nga agjentet. Ngjarja ka ndodhur me date 28 janar te vitit 2003, rreth ores 07:30, kur Ilir Skenderaj, ne bashkepunim me vellane e tij, Robert Skenderaj, qe kryente funksionin e policit, kane ekzekutuar me arme zjarri 25-vjecarin Jetnor Osmani, duke i shkaktuar atij vdekjen pak ore me pas. Osmanaj ka vdekur ne spitalin e Tepelenes, pasi ishte transportuar nga te afermit e tij, te pranishem ne debatin me vellezerit Skenderaj. Fshati Pecaj, i komunes Fratar, ndodhet rreth 30 kilometra larg nga Ballshi. Vrasja ka ndodhur pas nje grindjeje te gjate mes vellezerve Skenderaj, njeri prej te cileve efektiv i Komisariatit te policise Mallakaster, i cili akuzohet se ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar mbi 25-vjecarin Osmani, duke e lene te mbuluar me gjak. Viktima ka qene banues ne fshatin Pecaj dhe fqinj me policin. Pas kryerjes se krimit, polici eshte larguar menjehere ne drejtim te paditur, nderkohe qe vellai i tij eshte ekstraduar nje dite me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›