E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezik epidemie, Hepatit A te femijet

Shfaqja e 6 rasteve me virusin Hepatit A ne repartin infektiv te qytetit te Vlores ka vene ne levizje inspektore te DSHP-se te marrin masat dhe te ushtrojne kontrolle ne zonen e komunes Novosele. Ne fshatin Akerni te kesaj zone, 6 femije te moshes 7 deri ne 17 vjec jane prezantuar me virusin Hepatit A, pra verdhezen, duke shfaqur keshtu rrezikun e nje epidemie te mundshme ne kete zone. Kategoria e prekur ka dy cilesi; e para, jane femije shkolle dhe e dyta, vijne te gjithe nga e njejta zone, rrjedhimisht shkolle, ajo e fshatit Akerni, te komunes Novosele. Dy dite me pare, pas shfaqjes se 6 rasteve, nje grup mjekesh epidemiologe te DSHP-se Vlore kane shkuar ne zone per te bere depistim te kesaj popullate, per te vertetuar ekzistencen apo jo te nje epidemie te mundshme. Sipas tyre, nese ajo ekziston eshte mjaft e rrezikshme, sidomos te femijet, kategori kjo qe ka shfaqur edhe rastet e prekura deri tani. Sipas mjekeve epidemiologe, Hepatiti A merret ne rruge oro-fekale, pra nepermjet ushqimit dhe jashteqitjes. Fakti qe femijet e prekur jane te se njejtes zone, shton bindjen tek inspektoret e DSHP-se Vlore se zona eshte nje zone endemike, qe paraqet rrezikshmeri per perhapjen e ketij virusi. Varferia e skajshme, mungesa e kushteve te mira higjieno-sanitare, mungesat e shumta ne uje, apo edhe ambienteve ne kushte te pranueshme higjieno-sanitare, ku femijet operojne cdo dite, ka bere qe virusi te preke 6 prej tyre deri tani. Ende nuk ka nje rezultat konkret te analizave te bere popullates. Sipas mjekeve, te prekurit nga kjo semundje mund te kene keto simptoma temperature, dhimbje barku, te vjella dhe zbehje ne fytyre. Ne keto 5 ditet e fundit ne infektivin e Vlores jane prezantuar 6 raste me Hepatit A, cka jep sinjalin e kuq per kete zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›