E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te jetosh pa mite diktature

Qe prej atij 20 shkurti te guximshem te vitit 1991, shqiptaret shpetuan nga nje makth qe jo pak vende e perjetojne ende sot. Zhduken mitet e nje diktature te eger. Nje diktature qe i kishte tentakulat e saj ne cdo aspekt te jetes se shqiptareve. Dje ishte pervjetori i 17-te qe kujtoi edhe nje here shqiptaret se jemi te lire dhe larg cdo detyrimi idhujtarie.
Nen sloganin “Shqiperia 17 vite pa mitet e Diktatures”, dje u organizua nje takim kushtuar 20 shkurtit ’91. Bislim Ahmetaj, kryetari i Grupimit Dhjetori ’90- te, se bashku me pjesemarresit, u kujtua 20 shkurti kur te gjitha kanalet televizive ne bote transmetuan si lajm te pare rrezimin e nje statuje, shtate metra te larte, simbolin e diktatorit Enver Hoxha. Ishte pikerisht dita kur mbi 700 studente dhe pedagoge u ngujuan ne ndertesen e Kino-Klubit te Qytetit Studenti, duke arritur te sfidonin diktaturen komuniste nje nga me te egrat ne Evropen Juglindore. Ngujimi qe solli shembjen e idhujve, miteve dhe simboleve mbi te cilat ishte ndertuar diktatura.
"Tashme qe kane kaluar 17 vite..., dhe kur gjerat kane ndryshuar, duket se i takon brezave te rinj te vazhdojne kete kauze", u shpreh aktorja e njohur Rajmonda Bulku, ne ate kohe 33 vjec. Artistja qe plot kuraje, me thirrjen drejtuar qytetareve te Tiranes per te rrezuar bustin e diktatures Hoxha i nderroi rrjedhen greves se urise dhe i dha fund dhe sukses asaj.
Padyshim qe greva e urise se 20 shkurtit ’91 realizoi dhe tejkaloi kerkesat dhe qellimet per te cilat kishte nisur. Pasi ajo i hoqi jo vetem emrin e Enver Hoxhes, universitetit te Tiranes, por beri qe edhe bustet e diktatorit te hiqeshin nga te gjitha sheshet e Shqiperise. Hija e tyre e frikshme i leshoi vendin lirise se mohuar.
Ne kete kuader, i eshte rikthyer kujtimeve te atyre diteve edhe zevendeskryeministri Gazmend Oketa, ne ate kohe student dhe pjesemarres ne greve. Me emocione, ai rikujtoi per te pranishmit edhe njehere se fjalet per Pavaresi per Kosoven jane cilesuar edhe nga Levizja e Dhjetorit. “Si student i atyre viteve e quaj nje privilegj pjesemarrjen ne kete levizje, ku vec ndjenjave antikomuniste kishte mbi te gjitha ndjenja atdhetarie”, tha Oketa. Ai kujtoi per te pranishmit momentin kur si 17 vjet me pare dy te rinj te hipur mbi nje motor sollen ne Qytetin Studenti lajmin e rrezimit te bustit te diktatorit dhe kur pas kesaj turma e njerezve nga qendra e Tiranes u drejtua ne Qytetin Studenti ku ndodheshin edhe studentet e lirise.
Edhe Kryeministri Sali Berisha shprehu respekt per daten e shenuar. “Mesazhi i madh i 20 shkurtit per ne shqiptaret, eshte ndertimi dhe konsolidimi i lirise dhe demokracise ne vendin tone, si dhe mbeshtetja me te gjitha mjetet e perpjekjeve te vendeve te lira per permbysjen e regjimeve totalitare kudo ne bote”, deklaroi Berisha. Duke perkujtuar diten e renies se bustit te diktatorit Hoxha, Kryeministri u shpreh se "sot shqiptaret perulen me nderim te madh para kurajes se dhjetera e mijera qytetareve te Tiranes, te cilet pas nje greve legjendare te urise te studenteve te Universiteteve te Tiranes, 17 vjet me pare, permbysen ne demonstratat me te fuqishme, ne sheshin qendror te Tiranes, bustin e diktatorit me mizor qe kombi shqiptar kishte njohur ne tere historine e tij, Enver Hoxhes".
Kreu i qeverise aktuale, permendi edhe se “Enver Hoxha dhe regjimi i tij, me luften e eger te klasave, mbushjen e vendit me burgje, hiperkolektivizimin total, varferine dhe mjerimin qe mbolli, izolimin me te thelle dhe bunkerizimin e vendit, tjetersoi Shqiperine dhe shqiptaret”, duke kujtuar se “per te gjitha keto, Konferenca e Bashkimit Demokratik Evropian, e mbledhur ne Paris, ne pranvere te vitit 1991, do ta cilesonte ate si Hitleri i pasluftes ne Evrope".
Si raportonte media me 20 shkurt 1991
REUTERS
Mijera studente shqiptare rrezuan sot statujen gjigante te udheheqesit stalinist Enver Hoxha qe dominonte sheshin kryesor ''Skenderbej'' te kryeqytetit. Me pas, ata u perpoqen ta terhiqnin ne drejtim te konvikteve te studenteve. Fillimisht studentet u grumbulluan para nderteses se Radio-Televizionit Shqiptar, ku policia perdori plumba plastike kunder turmes. Por, policia nderpreu te shtenat pas thirrjeve te gazetareve te pranishem dhe nuk beri perpjekje te parandalonte rrezimin e statujes. Statuja simbol i flamurit te Stalinizmit te Hoxhes, i cili e mbajti Shqiperine ne izolim te plote per afro kater dekada, rezultoi se ishte bosh nga brenda. Te gjithe u habiten se sa e lehte ishte per t'u terhequr. Njerezit vrapuan dhe hipen mbi monument. Policia nuk u perpoq te ndalonte studentet. Ata nuk perdoren masa drastike. Studentet e terhoqen statujen ne drejtim te universitetit, si nje trofe per me se 700 studente, qe ndodhen ne greve urie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›