E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese eksportues, garanci per kredite

Komisioni i Vleresimit dhe Miratimit te Fondit te Garancive, pritet te miratoje fondin perkates si kolateral per 5 kompanite e para per vitin 2008, bejne te ditur burimet zyrtare te Ministrise se Ekonomise. Firmat prodhuese qe do te perfitojne nga ky Fond, punojne ne perpunimin e metaleve, te drurit, prodhimit te mobilieve, te kepuceve, sektoret kryesore, te cilet dhe eksportojne prodhimet "Made in Albania" ne tregjet e huaja. Agjencia "Albinvest" gjate ketij viti do te vijoje me punen pergatitore te te gjithe dokumentacionit, deri ne perfundim te tij, per kompanite kerkuese dhe perfituese nga Fondi i Garantimit te kredive per firmat prodhuese shqiptare, qe punojne per eksport. Ne kuader te rritjes se konkurrueshmerise se firmave prodhuese shqiptare ne tregjet rajonale dhe boterore, ne vitin 2007 qeveria miratoi dy fonde ne ndihme te bizneseve prodhuese eksportuese, ate te konkurrueshmerise dhe te garantimit te kredive per bizneset prodhuese. Krijimi i Fondit Shteteror te Garantimit te Kredive te Eksportit, po perdoret per te mbuluar kerkesat per kolateral per kredi per mjetet e xhiros per kompanite eksportuese, kryesisht te sektorit te prodhimit dhe te sherbimeve. Nga ky fond, mund te perfitoje cdo ndermarrje e regjistruar ne Shqiperi qe punon per eksport dhe jo vetem ne prodhim. Ne skemen e mbulimit te garancise mund te jene perfituese edhe kompanite shqiptare qe furnizojne me sherbime apo mallra sektorin e turizmit, pasi aktiviteti i tyre kontribuon ne rritjen e rezervave valutore te vendit. Garancia leshohet per nje periudhe jo me te vogel se 12 muaj dhe jo me shume se 80% e shumes se kredise qe kerkohet te garantohet. Nje ndermarrje eksportuese mund te perfitoje mbulim te nevojave per kolateral per marrje kredie bankare per nje shume deri ne 10 milione leke ose ekuivalentin e saj ne monedha te huaja te konvertueshme nga bankat. Bankat, sipas ketij fondi, duhet te bejne auditimin e plote nje here ne vit ne perputhje me standardet nderkombetare te Kontabilitetit nga auditore te pavarur te miratuar nga Banka e Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›