E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuse në Kosovë për 3 mijë euro, dy "shkesët" në gjyq

Dy tropojanët shitën vajzën 23-vjeçare tek i moshuari 75-vjeçar nga Kosova

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda mbaron fazën hetimore dhe dërgon dosjen për gjykim ndaj dy tropojanëve, Isat Metaliaj dhe Tahir Syleci, pasi trafikuan dhe më pas i shitënnjë plaku 75- vjeçar një vajzë23- vjeçare për 3 mijë euro. Sipas kërkesës për gjykim,të përpiluar nga prokurori i çështjes, Adnan Xholi, dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe nën kërcënimin e armës dhe dhunës e kanë trafikuar 23- vjeçaren nga Tirana në Tropojë dhe më pas e kanë dërguar në Kosovë, në Ferizaj, ku e kanë shitur për 3 mijë euro. Dy të pandehurit me veprimet e tyre kanë konsumuar veprën penale të "trafikimit të femrave për prostitucion" në bashkëpunim. Sipas kërkesës për gjykim, i pandehuri Isat Metaliaj, pasi kanë rënë në kontakte me kosovarin 75- vjeçar që kërkonte nuse dhe i ka premtuara atij se do t'ia gjente në Shqipëri. Kanë qenë ditët e para të muajt janar të vitit 2006, kur Isat Metaliaj me anë të telefonit është njohur me vajzën e divorcuar. Pas këtyre bisedave telefonike që zgjatën gati dy muaj, ata kanë lënë takim në Tiranë më 3 mars të atij viti. Pas takimit, Isat Metaliaj është prezantuar si vëllai i atij që kontaktonte në telefon, duke e mashtruar se ai nuk lëvizte nga shtëpia pasi ka një procedim penal. Pas këtij rrengu të vogël ai e ka hipur vajzën në makinë dhe nën kërcënimin e armës e ka dërguar në një motel, për t'u nisur të nesërmen në Tropojë. Rrugës, ai e ka kërcënuar dhe torturuar vajzën, duke i treguar martesën që e priste me një kosovar. Atë natë, e ëma e vajzës duke parë se bija nuk është kthyer në shtëpi ka kallëzuar në polici për zhdukjen. Vajza e detyruar nga i pandehuri e ka lajmëruar të ëmën, duke i thënë se po ikte në Kosovë, ku kishte gjetur një burrë.Me të mbërritur në Tropojë vajza është dhunuar fizikisht dhe nën efektin e torturës, edhe policisë i ka pohuar se po ikte me dëshirën e saj në Kosovë. Pas disa ditësh qëndrimi në Tropojë, ajo është nisur mëngjesin e datës 8 mars për në Kosovë për t'iu dërguar burrit të ardhshëm 75- vjeçarit nga Ferizaj me iniciale P.TH. i cili ka shpërblyer të pandehurin Tahir Syleci dhe Isat Metaliaj me 3 mijë euro. Pas disa muajsh qëndrimi në shtëpinë e dhëndrit plak, vajza 23- vjeçare ka mundur t'i shpëtojë "kthetrave" të tij, duke u rikthyer pranë familjes në Shqipëri ku dhe ka bërë denoncimin ndaj dy "tutorëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›