Nxenesit e "Cajupit", protestojne per Historine
Sonila Isaku
Nxenesit e shkolles se mesme "Andon Zako Cajupi", kane protestuar gjate dites se djeshme, pasi nuk kane pranuar tekstin e historise per vitin e katert. Nxenes te nje organizate jofitimprurese rinore nuk kane pranuar te hyjne ne mesim, derisa te merren masa per ndryshimin e ketij teksti, qe sipas tyre eshte i politizuar dhe ka drejtim te njeanshem. Ky mendim jepet edhe nga eksperte shkencore te fushes sic eshte Riza Hasa, i cili ka kerkuar qe libri i Historise te rishikohet. Sipas tij, shtremberimet nuk jane vetem ne periudhen pas komunizmit por edhe ne ate te luftes se dyte boterore. "Marrim vitin 1997 dhe une di qe u ngrit nje komision hetimor. Aty duhet marre ai dokument dhe duhet futur ne tekst. Komentet duhen lene per lexuesin. Libri ka politizime. Une e pashe tekstin dhe aty jepen komandantet e cetave balliste dhe nuk jepen komandantet e cetave partizane, kur ne e dime si ishte raporti i ketyre cetave", ka pohuar Hasa. Sipas tij, keto fakte nuk duhen mohuar se nuk behet histori.
Protesta
Nxenesit nuk kane pranuar te hyjne oren e pare te mesimit, duke shprehur hapur se kundershtojne tekstin e Historise. "Duam te ndryshojme librin e Historise. Mund te permend nje fakt nga historia. Ne liber thuhet qe deri ne '97 ka qene periudha komuniste dhe me pas erdhi demokracia. Por kjo nuk eshte e vertete se ne te gjithe e dime, qe demokracia ka ardhur ne Shqiperi ne vitet 90", ka pohuar Sindi Mullai, nxenese e vitit te katert ne shkollen e mesme "Andon Zako Cajupi". Sipas saj, ky tekst duhet te ndryshohet per vete faktin se brezat qe do te vijne me pas, do te mesojne nje histori te shtremberuar, nje histori te trilluar. Por, pavaresisht se nxenesit vendosen te protestojne deri ne terheqjen e tekstit nga qarkullimi, drejtoria e shkolles ka mundur te pezulloje protesten. Sipas drejtuesve te levizjes "Rinia Aktive", pohohet se drejtoria e shkolles i ka kercenuar dhe ushtruar dhune psikologjike, ndaj nxenesve qe refuzuan te futen ne mesim.
Drejtoria
Presioni i ushtruar nga stafi mesimor dhe drejtoria e shkolles, ka detyruar nxenesit te rikthehen ne shkolle. "Shoket tane na kane marre ne telefon, duke na thene se nese nuk kthehemi ne mesim do te ngelemi ne klase, do te na ulen notat, etj", kane pohuar nxenesit. Nderkohe qe drejtoresha e shkolles se mesme, sqaron se kjo eshte nje proteste e paligjshme dhe se deri me tani, nuk ka pasur ankesa te nxenesve per tekstin.
"Pese te rinj, perfaqesues te OJQ-ve, i kerkuan nxenesve te braktisin shkollen dhe te dalin me ta ne proteste, kunder problemeve qe ka teksti. Ne nuk jemi njoftuar, dhe nuk ka pasur asnje ankese nga ana e nxenesve per tekstin. Se dyti, nuk jemi njoftuar per nje proteste te tille qe mund te organizohej perpara institucionit tone", deklaroi drejtoresha e shkolles, Albana Kosovrasti. Pavaresisht pretendimeve te drejtuesve, nxenesit kerkojne te ndryshoje teksti, pasi ne historine e popullit shqiptar duhet te kete vetem fakte te verteta dhe jo politike.
1
Ore
Kane protestuar gjate dites se djeshme nxenesit e shkolles se mesme "Andon Zako Cajupi", te cilet kane kerkuar heqjen e librit te Historise 12 nga tregu. Sipas tyre ai eshte i politizuar dhe nuk tregon pjese te historise.
5
Maturante
Se bashku me te rinj te organizatave te ndryshme rinore, kane protestuar perpara nje gjimnazi ne Tirane. Por maturantet nuk jane lejuar nga drejtoria e shkolles te protestojne, pasi per Historine nuk ka pasur ankesa nga nxenesit.