Tafaj: Te gjithe femijet 5- vjecare ne shkolle
Femijet e grupmoshes 5 deri ne 6 vjec, do te shkojne ne shkolle dhe pikerisht ne klasa parapergatitore. Ky ka qene nje nga propozimet e ministrit te Arsimit, Myqerem Tafaj. Deklarata eshte bere publike gjate takimit qe kreu i arsimit ka pasur me ambasadorin e UNICEF-it ne Shqiperi, Detlef Palm. "Ajo qe doja te theksoja, eshte nje mbeshtetje e UNICEF ndaj politikave te Ministrise, per perfshirjen e te gjithe femijeve 5 dhe 6 -vjecare ne vitin pergatitor te arsimit parashkollor", eshte shprehur gjate fjales se tij, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Nderkohe nje tjeter pike ku eshte kerkuar mbeshtetje, ka qene edhe arsimi 9-vjecar ku te mundesohet nje projekt i cili te ule numrin e braktisjes se shkolles. Nga ana tjeter perfaqesuesi i UNICEF ne vendin tone, ka theksuar se bashkepunimi do te jete i frytshem dhe eshte per t'u theksuar se do te realizohen edhe politikat e reja arsimore te Ministrise se Arsimit. Nderkohe gjate ketij viti jane hapur 100 klasa ne te gjithe vendin, te cilat kane nxenes te moshes 5-vjecare. Keto klasa jane pergatitore per femijet qe te shkojne me te pergatitur ne shkolle.