E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Do mbrojmë interesat e pensionistëve

Aleanca Kuq e Zi hedh një tjetër hap drejt shndërrimit në forcë politike. Duke firmosur një marrëveshje me Organizatën e Pensionistëve të Shqipërisë, AK ka premtuar sot se do të mbrojë interesat e brezit të tretë, si shtresa e popullsisë më e vuajtur ekonomikisht.

“Pensionistët janë brezi që dhanë më shumë për këtë vend dhe morën më pak nga shteti. Kjo shtresë e popullsisë u braktis si nga Partia Socialiste, ashtu edhe nga ajo Demokratike”, thonë përfaqësuesit e AK.

Gjithashtu, AK u ka premtuar pensionistëve se në vitin 2013 do të bëjë të mundur rimbursimin e plotë të barnave të kësaj shtrese.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›