Nxënësit e helmuar, qeveria kosovare: S'ka vend për panik
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të mos përhapin panik e të dalin në përfundime të gabuara për ngjarjen e ndodhur pasdite në Prishtinë, ku mbi 60 gjimnazistë të një shkolle në Fushë Kosovë, kanë përfunduar në spital me simptoma të ngjashme me atë të një helmimi.
Qeveria ka siguruar qytetarët se "organet kompetente janë duke hulumtuar të gjitha shkaqet e sëmurjes së nxënësve".
Nga ana e saj, qendra kombëtare e Urgjencës në Prishtinë ka deklaruar se nuk duken shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare të analizave.
Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi vizitoi nxënësit e sëmurë dhe ka kërkuar të mos bëhet panik. Ai tha se është ngritur një këshill i mjekëve, të cilët do analizojnë situatën dhe do të arrijnë në konstatimin se për çfarë është fjala.
Gashi ka theksuar se analizat toksikologjike do të dërgohen dhe jashtë vendit.
Situata e nxënësve të sëmurë të shkollës së mesme "Hivzi Sulejmani" dhe asaj fillore "Selman Riza" nga Fushë Kosova është stabilizuar dhe askush nuk është në rrezik për jetën.