E Shtunë, 31 Tetor 2026

Srebrenica lutet për dënimin e Mladicit

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 14:30

Populli boshnjak, nga qyteti në të cilin trupat ushtarake serbe vranë mbi 8300 burra në vitin 1995, shpreson se Ratko Mladic të mos vdesë, përpara se të marrë dënimin për krimet e tij.

“Mladici urdhëroi të vriten të gjithë burrat tanë. Dhe tani, ne, nënat, motrat dhe bashkëshortet e këtyre burrave mbetemi me shpresë që ai të mbetet gjallë. E kemi parë se si është plakur gjatë kohës kur e kapën dhe druhemi se do të ndodhë si me Miloshevicin: që vdiq pa marrë dënimin e merituar”.

Duke qëndruar në kopshtin e shtëpisë së saj – më pak se një kilometër larg nga varreza e Srebrenicës ku janë mbledhur eshtrat e thuajse gjysmës së 8.300 të masakruarve, Sehida Abdurahmanovic, 56 vjeç, gruaja e njërës prej viktimave, shpreh paradoksin e hidhur që përbën për të arrestimi i Mladicit.

“Sigurisht që ky arrestim është një lehtësim për ne, por që gjithsesi u arrit shumë vonë. Kemi humbur njerëzit tanë më të shtrenjtë: të vetmen gjë që na mbetet të kërkojmë është të vihet në vend drejtësia dhe të dalë në pah e vërteta. Të jepen vendime të drejta, të gjenden vendet ku janë varrosur të tjerët, të cilëve ende nuk u dihet varri”, tha Sehida.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›