E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama me nje mesazh shprese per banoret ne Xhoplin

Presidenti amerikan Barak Obama vizitoi dje qytetin Xhoplin ne Mizuri ku 142 vete kane gjetur vdekjen dhe 40 te tjere ende figurojne te zhdukur. Presidenti percolli nje mesazh ngushellimi dhe shprese ne nje ceremoni perkujtimore per ata qe gjeten vdekjen

Njerezit kapercyen pirgje me copa mobilesh te shkaterruara makina te demtuara dhe mbetjet e shtepive te shembura per te shtrenguar duart me presidentin. Zoti Obama shprehu ngushellimet e tij dhe fjale inkurajimi gjate vizites ne qytetin Xhoplin.

Ka kaluar nje jave qe kur Xhoplin ne Mizuri u godit rende nga nje tornado me erera me shpejtesi 300 km/ ore qe shembi shtepi dhe shkaterroi jetet e banoreve.

Po dje pasi mori fjalen ne nje ceremoni mortore per ata qe gjeten vdekjen ne Xhoplin presidenti u pershendet me duartrokitje te forta dhe me shrehje dashurie nga turma. Presidenti u pergjigj ne te njejten fryme

Edhe une e dua qytetin Xhoplin.

Zoti Obama u tha te pranishmeve se sapo te kapercehet tronditja nga termeti banoret mund ta ndjejne veten te braktisur. Ai u zotua se kjo nuk do te ndodhe

Nuk kam asnje dyshim ne mendje se Xhoplin do te rindertohet. Si president ju premtoj se vendi do te jete me ju ne cdo hap te ketij procesi. Nuk do tju braktisim. Kamerat e televizioneve mund te largohen. Vemendja mund te zhvendoset. Por ne do te qendrojme perkrah jush cdo hap te procesit derisa Xhoplin te rindertohet dhe komuniteti te rimekembet.

Keto fjale emocionuese bene qe te ngriheshin ne kembe te gjithe pjesetaret e korit qe qendronte prapa podiumit te presidentit.

Zoti Obama kujtoi edhe ata qe humben jeten nderkohe qe perpiqeshin te shpetonin te tjeret dhe u beri thirrje te mbijetuarve te tregojne te njejtin shpirt vetmohimi.

Presidenti Obama mberriti ne Xhoplin dje pas nje turneu 6 ditesh ne Evrope. Ai tha se udheheqesit boterore kishin shprehur shqetesimin e tyre per banoret e prekur nga tornadoja me vdekjeprurese ne 60 vjetet e fundit te historise amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›