Liga Arabe kërkon njohjen e Palestinës

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 15:00
Liga Arabe ka njoftuar se e përkrah kërkesën që mund t’i bëhet OKB-së, për njohjen e shtetit të Palestinës.
Përmes një komunikate, Liga Arabe, ka thënë se kërkesa do jetë për njohjen e plotë nga OKB, të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor si shtet të pavarur, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Liga Arabe ka thënë se do e bëjë këtë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që do mbahet në shtator në New York.
Njoftimi u bë pas një takimi të një komiteti monitorues arab ku morri pjesë edhe presidenti palestinez, Mahmoud Abass, në Katar.