Nxënësit në shkollën 4 heronjtë në Vlorë protestojnë për papastërtinë e mjedisit
Siç tregojnë protestuesit e vegjël, ata kanë kërkuar nga drejtoria e shkollës leje për një orë mësimi dhe të gjithë bashkë janë mbledhur në oborrin e shkollës për të protestuar pikërisht për mos hedhjen më të mbeturinave familjare nga banorë të lagjes në oborrin e shkollës së tyre. Ata kishin përgatitur edhe disa parulla për këtë qëllim që i kanë ekspozuar gjatë protestës dhe më pas i kanë varur në murin e oborrit të shkollës. Ata tregojnë se ka kohë që banorë të shumtë të lagjes, ngase shkolla ndodhet në mes të banesave dhe pallateve të shumta, pa asnjë hezitim i hedhin qeskat e mbushura me mbeturinat e tyre familjare në oborrin e shkollës ndonëse pranë hyrjes së saj ndodhen disa kontenierë pastrimi i kanë kërkuar këtyre banorëve disa herë për të mos e bërë këtë gjë, sa herë i kanë parë ata të bëjnë një veprim të tillë por oborri i shkollës së tyre vazhdimisht ka qenë i mbushur me mbeturina të tilla. Sot ata e kanë bërë protestën masive për tu thënë ndal këtyre veprimeve dhe shkolla e tyre të mbetet e pastër. Ata janë mbështetur në veprimin dhe protestën e tyre edhe nga mësuesit e shkollë por edhe nga disa banorë të lagjes Topana, atje ku ndodhet edhe shkolla 4 heronjtë.
V. SAKO