E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet me 11.6 për qind indeksi i çmimeve të shtëpive për Tiranën

Indeks i çmimit të shtëpive shënoi një rritje vjetore prej 11.6 për qind në tremujorin e fundit të vitit dhe një rritje mesatare prej 13.6 për qind për vitin 2009. Pas ndryshimeve negative tremujore të këtij indeksi gjatë tremujorit të parë të vitit, këto ndryshime kanë qëndruar

rreth një vlere pozitive prej 5.8 për qind për pjesën e mbetur të vitit. Kjo rritje ka reflektuar kryesisht ecurinë nënçmuese të lekut përgjatë gjithë kësaj periudhe, duke marrë në konsideratë që çmimet në tregun e banesave shprehen kryesisht në monedhën evropiane. Rritja faktike në indeksin e çmimeve të shitjes që prej tremujorit të dytë të vitit 2009 është paraprirë nga vlerësime të bizneseve ndërtuese për rritjen e çmimeve të prodhimit. Prirjet për çmime në rritje në sektorin e ndërtimit sugjerojnë një ofertë të qëndrueshme në tregun e pasurive të paluajtshme. Nga ana tjetër, në krahun e kërkesës, shtrëngimi i kushteve të kreditimit gjatë vitit 2009 sugjeron për një ndrydhje të saj. Ngadalësimi i kredisë për Ky indeks merr në konsideratë vetëm Tiranën, pa përfshirë zonat periferike të saj. pasuri të paluajtshme ka ardhur si pasojë e politikave dhe standardeve më të shtrënguara të bankave, por edhe prej një kërkese më të pakët për këtë produkt. Politikat e ndjekura nga bankat tregtare për shtrëngimin e kritereve të kreditimit janë vënë re kryesisht në rritjen e raportit të mbulimit me kolateral të kredisë, në rritjen e nivelit të mbulimit të kësteve të kredisë me të ardhura personale, në përzgjedhjen e cilësisë së kolateralit, si edhe në reduktimin e afatit të maturimit të kredisë në disa prej bankave. Kërkesa për këtë produkt është ndikuar gjithashtu edhe nga pritshmëritë për një rënie të çmimit të banesave. Ecuria e çmimeve të banesave është me rëndësi për sistemin financiar në vend, për publikun dhe për industrinë e ndërtimit. Për vetë rolin që pasuritë e patundshme luajnë në sistemin financiar, në sektorin bankar dhe në konsumin afatgjatë të qytetarëve, njohja e ecurisë së çmimit të tyre dhe e faktorëve që shkaktojnë ndryshimin e kësaj ecurie, merr rëndësi të madhe. Për këto arsye, është e rëndësishme ti kushtojmë vëmendje tregut të pasurive të paluajtshme. Kështu, gjatë vitit 2009 indeksi i çmimeve të banesave për kryeqytetin 16 ka shënuar norma të larta rritjeje pas një periudhe rënëse përgjatë vitit 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›