Xhons: “Politika amerikane ndaj Ballkanit, do të mbetet e njëjtë”
Autori i Lajmit: red.
Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktive në procesin e rikonfigurimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe shpresojnë që “serbët do të mirëpresin misionin e EULEX-it. Në një intervistë për “Kohën Ditore , Jones nuk ka dhënë hollësi se si do të arrihet kjo, por ka shtuar se janë duke u zhvilluar bisedime mes shumë palëve. Xhons nuk ka pranuar se ka pasur shtyrje të vendosjes së EULEX-it, por vetëm rrëshqitje për shkak të “problemeve të planifikimit dhe vendosjes apo të problemeve “të vogla” që dalin në të gjitha misionet e këtij lloji. Ai po ashtu ka shtuar se beson që politika amerikane ndaj Ballkanit, dhe Kosovës në veçanti, do të mbetet e njëjtë. Xhons gjithashtu ka bërë thirrje që EULEX-i të mos konsiderohet si pretekst apo kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe i ka sugjeruar qeverisë kosovare që të ndalet dhe të pyesë vëeten se çka mund të bëjë ajo vetë për krijimin e ambientit të përshtatshëm për joshjen e investimeve të huaja.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008