“Politika pro-shqiptare amerikane edhe me Obamën”
Autori i Lajmit: red.
Drejtori i organizatës DC Vote në Uashington, Ilir Zherka deklaroi në një intervistë për agjencinë “INA” për shqiptarët nuk do të ndryshojë aspak politika e presidentit të sapozgjedhur amerikan Barack Obama dhe zëvendëspresidentit Xhozef Bajden.
Ju keni qenë një nga mbështetësit kryesor të fushatës së demokratëve, presidentit të sapozgjedhur, senatorit Barack Obama dhe zëvendëspresidentit Xhozef Bajden. Si e vlerësoni fitoren e tyre ?
Fitorja e senatorit Barack Obama për president të SHBA-ve është një ngjarje e madhe për Amerikën dhe shqiptarët. Për shqiptarët nuk do të ndryshojë aspak politika e presidentit të sapozgjedhur Barack Obama dhe zëvendëspresidentit Xhozef Bajden. Ata janë të vendosur për politikën e mbështetjes. Obama dhe Bajden janë të vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe i kanë bërë shumë të qarta qëndrimet e tyre unike për Kosovën. Ne poashtu kemi njerëz që i kanë ndihmuar administratës së ish-presidentit Bill Klinton në krijimin e politikës së Ballkanit për shqiptarët, që edhe tani ata do të jenë në shërbim të presidentit të ri Barack Obama, si psh: Jim O`Brian, Susan Rajts, Uesli Klark dhe Kolin Pauell. Kulmi i kësaj është senatori Xhozef Bajden, i cili u zgjodh zëvendëspresident i SHBA-ve, i cili është një ndër përkrahësit më të rëndësishëm të çështjes së Kosovës dhe çështjes së Ballkanit. Për ne politika e SHBA-ve ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë. Unë mendoj se një nga ndryshimet që mund t`i shohim është se politika amerikane do të ndihmojë në modernizimin e politikës serbe, ndaj Kosovës. Unë mendoj se politika serbe do të ndryshojë për të mirë për Kosovën dhe Ballkanin. Modernizimi i Serbisë me përkrahjen e SHBA-ve do të shkojë në favor të Kosovës, ndërsa kjo pra siç dihet është një kushtëzim amerikan për Serbinë.
Çfarë do bëhet me ambasadorin e njohur Riçard Holbruk, i njohur gjithashtu për çështjen shqiptare dhe Ballkanin ?
Nuk e di deri më tani sepse sapo dolëm nga zgjedhjet. Nuk jam i sigurt, por do të jetë një ndër njerëzit kyç për politikën amerikane ndaj Ballkanit. Mendoj se sikur që thashë më herët se edhe Uesli Klark dhe Jim O Brian do të kenë vende kyçe në administratën e re amerikane. Pra siç thashë jam shumë I sigurtë se Holbruk do të pyetet për politikën amerikane ndaj Ballkanit, edhe nëse nuk zgjidhet diku. Besoj thellësisht se kjo administratë do të jetë e sukseshme. Ne si komunitet në këtë shtet është e rëndësishme të kemi zërin tonë në këtë administratë të re amerikane.
A do të ketë ndikim lobi serb tek poltika e presidentit të sapozgjedhur , sepse ai vjen nga Çikago si senator i zgjedhur, ku siç thuhet edhe me përkrahjen e serbëve. Në këtë kontekst në fillim të fushatës i dërgoi letër serbëve në shenjë përkrahje ?
Qëndrimin që e mbajti Barack Obama me rastin e pavarësisë së Kosovës, fatkeqësisht ishte qëndrim shumë i keq. Personalisht unë nuk e doja atë qëndrim të tij dhe me sa e pashe unë pas disa muajve presidenti Obama dhe ekipi i tij e kuptuan se kishin bërë gabim. Qëndrimet e tyre për të thënë diçka pozitive për serbo - amerikanët e kishin dëmtuar apo nuk kishin thënë shumë gjëra të mira që t`i bëjnë të kënaqur shqiptaro -amerikanët. Presidenti Obama menjëherë e përmirësoi këtë gabim dhe nuk e përsëriti më. Ne duhet ta kemi të qartë se në SHBA dhe në Evropën Perendimore është një ofertë për Serbinë që t`i bashkangjitet popujve perendimor. Mendoj që afrimi i Serbisë me perendimin dhe njohja e Kosovës nga ata, respektimi i të drejtave të pakicave brenda Serbisë dhe tërheqja e ndikimit për ndarjen e Mitrovicës do të jenë pozitive. Ne si komunitet shqiptaro- amerikan duhet të punojmë më shumë, të jemi edhe më aktiv që politika amerikane të mos ndryshojë , por të vazhdojë edhe më tutje.
Ne kemi njohuri për lidhjet e juaja të ngushta me senatorin dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur Xhozef Bajden, por cilat janë marrëdhëniet e juaja me presidentin Barack Obama ?
Unë e njoh ate, por jo edhe aq mirë. Unë e kam përkahur fushatën e tij sikurse shumë shqiptarë. Si rezultat i kësaj dhe marrëdhënieve të mira që i kemi me të, ndikimi i jonë do të jetë më i madh në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj se ne si shqiptarë jemi në një pozitë shumë të lakmueshme me qeverine amerikane dhe do të jemi edhe më të fortë në SHBA edhe me më ndikim. Ne do të kemi shumë punë për të bërë, që të vazhdojë përkrahja e Shteteve të Bashkuara ndaj nesh.
Kush është Ilir Zherka ?
Ilir Zherka, biri i një familje me tradita të vjetra shqiptare nga Tropoja ka lindur më 1965 në Krushevc të Malit të Zi. Më 1968, ai dhe familja e tij emigrojnë në SHBA, kur Zherka ishte vetëm 2 vjeç. Ilir Zherka u rritë në një lagje të njohur emigrantësh në Nju Jork-Bronks, ku u edukua dhe shkollua me pasë duke u diplomuar në Cornell University. Ai u diplomua në univesitetin "Cornell University" dhe u nderua me çmimin " John F. Kennedy Auard", për shërbim të shkëlqyer jashtë shkollës. Zhekra ka diplomuar edhe në drejtësi në "University of Virginia". Ai është i martuar me Linda Kinney, avokate e shtetit në zyrën "Federal Communications Commission". Ka dy fëmijë Aleksandrin dhe Hanën. Ai ka drejtuar Këshillin Kombëtar Shqiptaro -Amerikan si Drejtor Ekzekutiv. Prej vitit 1997-98 ka punuar në Ministrinë e Punës "U.S. Department of Labor". Ai ka shërbyer si agjitator i fushatës elektorale Clinton-Gore. Duke pasë në fushatë detyrën e Drejtorit Kombëtar të Grupeve Komunitare, për të mbuluar votat e amerikanëve me origjinë nga Mesdheu, Zherka, prej 1994 deri më 1997 ka shërbyer si këshilltarë legjistativ në zyrën e kogresmenit George Miller. Ilir Zherka aktualisht është drejtor ekzekutiv i organizatës DC Vote në Uashington.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008