E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziercke: Dokumentet e identitetit afër perfeksionit

Gjermania i vlerëson afër perfeksionit, dokumentat shqiptare të identitetit. Pas një vizite në Qendrën e Personalizimit të të Dhënave të Dokumentave të Identitetit Presidenti i policisë kriminale gjermane Z. Jorg Ziercke, u shpreh se këto dokumeta garantojnë standarte të larta sigurie.

"Më duhet të them se jam shumë i impresionuar, nga njëra anë standarte shumë të larta të prodhimit dhe nga ana tjetër standarte shumë të larta të sigurisë. është afër perfeksionit", tha Presidenti i Policisë Federale Kriminale të Gjermanisë Z. Jorg Ziercke.

Ziercke vizitoi gjithashtu sallën operacionale të sistemit MEMEX, ku shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në përmirësimin e kapaciteteve teknike policinë kriminale shqiptare. Nga ana e tij ministri basha , që shoqëronte kreun e policisë kriminale gjermane e njohu atë me arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar gjatë katër vjetëve të fundit

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›