E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxis drejtuesit politikë që të arrijnë marrëveshjet e fundit për Kodin

29-06-2012 / Gazeta 55

Reforma Zgjedhore, flet kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth, ka bërë sërish apel partive politike për përmbylljen e reformës zgjedhore. Gjatë një aktiviteti të shoqërisë civile ai u shpreh se duhet një zgjidhje e qendrueshme, ndërsa theksoi se asistenca e OSBE/ODIHR ka qenë konsistente në shërbim të reformimit të ligjit elektoral. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, inkurajon Kuvendin në zgjidhjen e shpejtë të problematikës së reformës zgjedhore dhe miratimin e Kodit. “Nxis drejtuesit politikë që të arrijnë marrëveshje për çështjet ende pezull, identifikimi, numërimi, administrimi dhe ankesat në zgjedhje. Edhe përfundimi në kohë është i rëndësishëm për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, rekomandimet duhen zbatuar plotësisht për të treguar atë vullnet politik që është i dëshirueshëm nga ne. Inkurajojmë Kuvendin të gjejë një përfundim për reformën zgjedhore sepse koha po mbaron. Të gjitha partitë të përfshihen për të gjetur dhe zbatuar një zgjidhje të qendrueshme. Reforma zgjedhore duhet të ketë konsensus politik më të gjerë për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme që ti rezistoj kohës. Nuk mund të ndodhë që pas çdo zgjedhje të ndryshohen rregullat. Nuk mendoj që kjo është e shëndetshme, rregullat e qëndrueshme do ti shërbejnë më shumë qytetarëve dhe aspiratës së tyre europiane”- u shpreh Ëollfarth. 

Shefi i OSBE-së në Tiranë tha gjithashtu se nuk mund të fajësohen të huajt e këshillat e tyre, për dështimet që prodhon vetë klasa politike në Shqipëri. “Ky proces shoqërohet nga OSBE/ODIHR-i, por ndryshimi vendimtar qëndron në faktin që shoqërohet, nuk drejtohet nga OSBE/ODIHR-i. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm: duhet të jetë gjithmonë një proces shqiptar, i drejtuar nga shqiptarët. Dua t’ju kujtoj që Shqipëria është një vend sovran që duhet respektuar, por kjo sjell dhe përgjegjësi. Fajësimi i atyre që janë jashtë Shqipërisë për diçka që duhet të vendoset këtu, nuk është mënyra e duhur. Është mënyra e gabuar, jo e drejtë dhe një shfajësim i papranueshëm për mosveprimin. Ndihma që vjen nga OSBE/ODIHR-i dhe nga institucione të tjera si, Këshilli i Evropës, është aty: ajo është një këshillë, jo një urdhër. Është një ofertë për këshillë që duhet respektuar dhe zbatuar këtu. Dhe nëse ky zbatim nuk ndodh, fajësoni shqiptarët, mos fajësoni ndërkombëtarët”- theksoi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›