Mat, rrëzohet nga shtylla, humb jetën 26- vjeçari

Një person ka gjetur vdekjen, teksa ka rënë nga një shtyllë tensioni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë në Mat, ku 26 vjecari Ajet Spahiu ka rënë nga një shtyllë e tensionit elektrik dhe si pasojë e rënies së tij me kokë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë nuk dihet nëse të riun e ka zënë korenti apo ka rënë aksidentalisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rastit.