E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Luftë në Lazarat”, netët gdhihen mes krismash

Krisma armësh shoqërojnë cdo natë banorët e fshatit Lazarat, në Gjirokastër. Të shtëna me armë që zgjasin 2 deri në 3 orë kanë nisur prej disa netësh në këtë zonë, kur policia ka ngritur postoblloqe në hyrje të fshatit, në kuadër të fushatës për luftën kundër mbjelljes dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
 

Ato që po përballen me këtë shqetësim janë banorët e lagjeve periferike të Gjirokastrës, të cilët nga eksperienca e viteve të shkuara janë shprehur se gëzhojat e plumbave kanë rënë në oborret dhe catitë e e banesave të tyre. Madje në disa raste ka patur edhe dëmtime të objekteve e ndërtesave.
 

Polica mban të rrethuar prej disa javësh Lazaratin që të mos lejojë asnjë tentativë për kultivimin e lëndëve narkotike. Deri tani numërohen më tepër se 188 të ndaluar, të cilët dyshohen se shkonin në Lazarat për të mbjellë kanabis. Ndërkohë forcat e policisë së Gjirokastrës mbështetur edhe nga FNSH-ja po vijojnë kontrollet për bllokimin e çdo materiali dhe fuqi punëtore ,që nga informacionet rezulton se do të përdoren për kultivim të kanabisit në Lazarat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›