E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen emigrantët, nis fluksi në portin e Vlorës

Sezoni i verës ka shtuar fluksin e pasagjerëve që qarkullojnë në portin e Vlorës. Jo vetëm emigrantët që kthehen në vendin e tyre për të kaluar pushimet pranë familjarëve, por të favorizuar edhe nga liberalizimi i vizave, udhetojne ne drejtim te shtetit italian përmes portit të Vlores.

Ky fakt është konfirmuar nga nëndrejtori i portit të Vlorës, Ferdinand Sherameti, i cili thote se krahasuar me periudhën e një viti më parë fluksi i pasagjerëve është më i lartë.
 

Gjithashtu autoritet portuale saktesojne se pritet qe korriku e gushti te shenoje nje numer edhe më të larte udhetaresh nepermjet portit të Vlorës, ndërsa Sherameti konfirmon se jane marre te gjitha masat për të përballuar situatën.
 

Ajo qe pritet te jete risi ne port për këtë vit është vënia në funksion edhe dy tragete të tjera që udhëtojnë njëri drejt Italisë dhe tjetri drejt Greqisë.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›