Fshehu abuzimet e David Braunit, shpallet i pafajshëm mjeku
Autori i Lajmit: red.
Abuzimet me fëmijët
Mjeku me origjinë dhe kombësi amerikane, Gay Eshelman, u shpall i pafajshëm për akuzën “moskallëzim krimi”. Shefi i klinikës famëkeqe ABC, që u akuzua nga prokuroria se fshehu abuzimet seksuale me të miturit, vetëpranoi në gjykatë se kishte dalluar shenja dhune tek të miturit, por nuk kishte treguar për to. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë dëshmisë në procesin gjyqësor ndaj anglezit David Braun, i cili u dënua nga gjykata me 20 vjet burg për abuzime seksuale me të miturit. Vendimi nga gjykata është marrë dje. Gjyqtari Martin Deda e shpalli të pafajshëm amerikanin Gay Eshelman duke deklaruar se ai tregoi për konstatimin e krimit në gjykatë. I të njëjtit mendim nuk ka qenë përfaqësuesi i akuzës. Prokurori i çështjes në seancën e kaluar kërkoi shpalljen fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me një gjobë prej 300 mijë lekësh të reja, por nga ana tjetër avokati mbrojtës kërkoi shpalljen të pafajshëm të klientit të tij siç dhe u vendos më pas nga gjykata.
Gjyqi
Drejtuesi i klinikës ABC, Gay Eshelman, u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës dhe u gjykua nga gjyqtari Martin Deda për akuzën e moskallëzimit të krimit. Hetimet për anglezin nisën menjëherë pas një deklarate të tij të dhënë në gjykatë, ku pohoi se ishte në dijeni të abuzimit seksual me të miturit. Por prokuroria pa si të dyshimta raportet mjekësore, ku fëmijët përshkruheshin pa probleme në një kohë që të miturit rezultonin të abuzuar. Po gjatë këtij procesi doli në dritë një raport impotence për Xhon Devid Braun, e firmosur nga klinika, pavarësisht se ekzaminimet e bëra nga ekipi shqiptar nuk flisnin për një gjë të tillë. Klinika "ABC" gjendet fare pranë ndërtesës, ku të miturit strehoheshin në qendrën "Fëmijët e tij", që prej skandalit të bërë publik e mbyllur nga autoritetet. Administratori i kësaj qendre, Xhon Devid Braun, u dënua pak muaj më parë me 20 vjet burg dhe u shpall person i padëshiruar në Shqipëri për gjithë jetën.
Dëshmia
Mjeku dhe drejtuesi i klinikës "ABC", e cila ndodhet në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, ka deklaruar në Gjykatën e Tiranës, në procesin gjyqësor ndaj David Braunit, se me fëmijët është abuzuar seksualisht, megjithëse ai nuk ka lajmëruar autoritetet shqiptare. Eshelman ka pranuar se fëmijët janë abuzuar seksualisht, por pa bërë përgjegjës persona konkretë për këto veprime. Gjithashtu ai ka shprehur se edhe pse e dinte për abuzimet, ka refuzuar të kontaktojë me organet policore shqiptare për të denoncuar abuzimet. Eshelman ka treguar se e kishte njohur Devid Braun në vitin 2001, kohë në të cilën ai ishte bërë pacient i klinikës "ABC", për shkak të disa problemeve personale. Gjatë vizitave, klinika e Eshelman e ka cilësuar impotent David Braun. Por gjatë të njëjtave kontrolle mjekësore, në një klinikë tjetër private, Braun nuk ka pasur probleme. Eshelman u lajmërua edhe nga gjyqtari i çështjes se ajo çka pohoi mund të rëndonte kundër tij dhe se do të hetohej për këtë gjë. Por Eshelman e pranoi veprën penale duke pohuar se e kishte bërë pa vetëdije veprimin e moskallëzimit. Ajo çka ishte edhe më e rëndësishme dhe ndikoi drejtpërsëdrejti edhe në pafajësinë e tij ishte se gjyqtari që gjykoi David Braunin nuk e ndërpreu dëshminë e mjekut, siç dhe duhet të ndodhte realisht, pasi që në atë moment ai ishte person nën hetim dhe mund të merrej edhe i pandehur për veprën penale të kryer nga Braun. Sipas Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal ai nuk duhet të kishte vazhduar më dëshminë e tij që në kohën kur nxori në pah veprën penale të kryer nga vetë ai. Kjo pikë u përdor edhe nga mbrojtja për nxjerrjen të pafajshëm të mjekut Gay Eshelman.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009