I dehuri ekzekuton kushëririn dhe më pas vetëvritet
Autori i Lajmit: red.
Një 55-vjeçar nga Durrësi ka qëlluar për vdekje kushëririn dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Dritan Djaloshi është vrarë me armë zjarri nga kushëriri i tij pas një konflikti për pronësinë e një toke që kishte lindur mes tyre. Ngjarja e rëndë ka tronditur fshatin Shkallë të Durrësit pasditen djeshme. Autori i dyshuar ka kryer krimin në gjendje të dehur. Pasi është kthyer në shtëpinë e tij është ndërgjegjësuar dhe ka zgjedhur t i japë fund jetës. Ndërkohë që si motiv për ngjarjen e rëndë duhet se ka shërbyer sherri për një copë tokë. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së djeshme. Jak Djaloshi ka vrarë me çifte kushëririn e tij 35-vjeçar, Dritan Djaloshi. Mësohet se 35-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa autori i krimit ka shkuar në shtëpinë e tij, ka konsumuar një sasi fostoksine dhe është larguar nga banesa. Lajmin e ka konfirmuar vetë bashkëshortja e tij, ndërsa policia ka mundur të gjejë ambalazhin e lëndës helmuese. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë nisur aksione për gjetjen e autorit, ndërkohë që janë marrë dëshmitë e familjarëve.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009