Kapja e kontrabandisteve dhe kapja e shtetit
Arrestimet e fundit te dy biznesmeneve dhe disa nepunesve te vegjel te tyre dhe te shtetit eshte nje radiografi e qarte e nivelit te guximit qe prokuroria shqiptare ka per te vepruar. Nuk ka dyshim se te dy biznesmenet kane qene te favorizuar te pushtetit. Mes tyre njeri me shume pasi vinte nga PD-ja dhe tjetri ne rolin e sherbetorit pasi me pare ka qene i PS.
Me tej akoma nese shikojme llojin e korrupsionit eshte nga me kriminalet pasi prek direkt jo vetem financat publike por dhe cilesine e sherbimit ndaj qytetareve duke u shitur mbeturina benzine per benzine te paster duke ndotur mjedisin dhe duke future miliona ne xhepat e tyre. Por skema e vjedhjes se tyre nuk eshte nje veprim individual i shkeputur nga shteti dhe pushteti.
Njesoj si ne historine e Gerdecit ketij grupi shteti i ka vene ne dispozicion administraten doganore policine tatimet ekspertizen e kontabilitetit dhe natyrisht mbeshtetjen politike qe rrezatohet qe tek uji qe pi kryeministri ne tavoline e deri tek lidhjet e familjes se tij me keto biznese.
Te arrestuarit jane persona teknike te vjedhjes. Ata natyrisht jane fajtore dhe duhet te denohen por lista e te ndalurave ben diferencen mes hetimit per kapje te shtetit dhe vjedhje te zakonshme.
Une e kam degjuar Drejtorin e Pergjithshem te Doganave zotin Gjymyshka per te cilin nuk mendoj se eshte hajdut te thote publikisht kur keto akuza u ben publike se nuk ka informacione nga doganat qe te provojne akuzat. Kjo eshte e rende. shte e rende pasi ai njeri eshte perdorur te frenoje hetimin dhe ka shume mundesi te mos kete pasur vertet informacion. Kjo do te thote qe nje nukel informal i pushtetit kontrollon doganat dhe Drejtori i Pergjithshem eshte nje figurine. Te kesh aleat Drejtorine e Pergjithshme te Doganave ne kete supermashtrim eshte nje kapje e paster shteti.
Une e kam degjuar Dritan Priftin dhe kemi lexuar dhe sms qe i drejtohej atij nga nje inspektor se si autobotet e naftes qe benin sikur shkonin ne dogane e ktheheshin prape nuk ndaloheshin nga policia. Te gjithe i njihnin si autobotet qe mbroheshin nga nje njeri i rendesishem ne krye te policise se shtetit. Dritan Prifti tha se ky njeri ishte Agron Kulici. Akoma deri me sot nuk kemi ndonje lajm nese ky njeri eshte thirrur nen hetim. Por dhe nese ka ndodhur ne menyre konfidenciale dhe nese nuk duan ta penalizojne per favorizim kontrabande mund ta penalizojne per mos berje te detyres.
Policet tane te ndalin si bashibozuke rruges pa asnje shkak vetem qe te te kerkojne 5 mije leke dhe nuk paskan ndalur qindra autobote nafte qe kane bere xhiro nga Ballshi ne Fier duke bere sikur shkojne e bien benzine per ne Itali. Kjo eshte nje kapje e paster e shtetit serish nga keta dy biznesmene. Une nuk dua te them se i njoh personalisht dhe e kuptoj si ka funksionuar por duhet te detyrojme hetimin te preke ate qe eshte plaga kryesore e korrupsionit sot ne Shqiperi dhe ajo eshte kapja e shtetit. Tentativa per te perfituar nga biznesmenet ka ne cdo vend te botes dhe per kete nuk mund te besh pergjegjese qeverine. Qeveria eshte pergjegjese vetem ne nje rast kur ve ne dispozicion shtetin per te favorizuar vjedhjen. Kjo eshte tipike ne Shqiperi.
Une kam pare me vemendje bilancet e viteve 2008 dhe 2009 te ketyre kompanive te ekspertuara nga nje studio kontabiliteti e drejtuar nga mbesa e Sali Berishes. Natyrisht biznesi ka te drejten e vetedeklarimit dhe ekspertja kontabel verifikon ato qe ai thote. Por Ministri i Financave i cili rri roje per cdo lek qe mund te vije nga doganat dhe tatimet eshte e pamundur te mos hetoje se po prodhohet evazion fiskal nga keto letra fallco qe shkembehen mes doganes se Vlores dhe zyres se tatimeve. Ketu kemi te drejte te dyshojme se ekspertiza te tilla kontabel perdoren si imunitet ndaj vemendjes se shtetit per te kontrolluar biznesin.
Nese ne gjithe kete histori korrupsioni nuk preket pika me e erret e korrupsionit ne Shqiperi qe eshte kapja e shtetit eshte e kote te merremi me denime biznesmenesh. Ata me mire lerini te lire te punojne per te shlyer gjoben dhe ne burg te futen ata qe kane vene shtetin ne dispozicion te tyre ata qe drejtojne doganat policine dhe tatimet. Ky hetim ka per te perfunduar si flluske sapuni nese nuk preket pikerisht ai shteti informal brenda pushtetit qe perfaqeson pushtetin okult te kryeministrit dhe qe identifikohet me emra te vecante qe ngrene trare doganash qe hapin akse rrugore per kontrabanden dhe certifikojne bilance te falsifikuara.
Nese ky pushtet okult nuk goditet lerini te lire keta shofere e magaziniere qe keni arrestuar se kane familje per te mbajtur dhe gjoba per te shlyer. Ata nuk jane hajdute por te punesuar ne nje shtet hajdut.