E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet protestojne minatoret furrat ia hedhin fajin konkurrences

mimet e ushqimeve vijojne te mbeten nje nder problemet me te hasura gjate dy muajve te fundit nderkohe qe nga njera ane jane qytetaret ata qe protestojne ndersa bizneset kerkojne rregullim te tregjeve. Gjate paradites se djeshme Sindikata e Minatoreve te Shqiperise zhvilloi nje proteste para Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes per cmimin e ushqimeve.


Protesta e minatoreve zgjati disa minuta para kesaj ministrie ndersa me pas u transferua para Kryeministrise. Ne jemi deshmitare sot qe rritja e cmimeve vazhdon nga 200 deri ne 300 leke nderkohe qe te ashtuquajturat rritje te pensioneve dhe rrogave edhe sikur te ishin reale nuk shkojne as 30 per qind. Kete ne radhe te pare e vuajne shtresat ne nevoje shtresat me ndihme sociale pastaj pensionistet pastaj ata me rroga minimale - tha kreu i minatoreve Fiqiri Xibri.


Me parrulla ne duar ne te cilat shenoheshin cmimet e rritura te ushqimeve protestuesit kerkuan miratimin e nje minimumi jetik prej 28 000 lekesh ne muaj.
Nderkaq po gjate dites se djeshme ka reaguar edhe Shoqata e Prodhuesve te Bukes ne lidhje me rritjen e cmimit te ketij produkti jetik.


Sipas tyre shkaku i cmendjes se cmimeve ka te beje me abuzimet ne treg dhe keqfunksionimin e tij. Ne kete menyre ata i kane kerkuar qeverise qe te reagoje ne sherbim te standardizimit te cmimit te bukes si dhe per ti dhene fund konkurrences se pandershme ne treg. Nje nder kerkesat e shoqates ka te beje me vendosjen e furrave nen kontrollin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit. Shqiptaret nuk mund te shkojne me peshore ne dore ne furrat e bukes per te peshuar produktin qe iu ofrohet dhe per ta konfirmuar ate me pas me tabelat e vendosura neper njesite e shitjes - citohet ne deklaraten e Shoqates se Prodhuesve te Bukes.

mimet e ushqimeve perfshire edhe buken kane njohur nje rritje te ndjeshme gjate dy muajve te fundit duke arritur te shifra rekord. Thuajse ne te gjithe qytetet e vendit buka masive ka njohur nje rritje me minimumi 10 leke ndersa vaji sheqeri orizi makaronat etj. nuk kane te krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›