E Shtunë, 31 Tetor 2026

O malet e shqiperise nga FATOS LUBONJA

Ne fillim te gushtit u nisa drejt Jugut per pushime por njeheresh edhe me synimin qe te rivizitoj vende qe kam pershkruar dhjete vjet me pare ne reportazhin ese Udhetim midis magjise dhe shkaterrimit te botuar ne librin Albanian Heritage in danger Trashegimia shqiptare ne rrezik - per te bere pra mundesisht edhe krahasimin e mbresave e perjetimeve te se tashmes me ato te dhjete vjeteve me pare. Se bashku me Deboren dhe vajzen tone te vogel Luna udhetonte me nje makine tjeter edhe nje cift miqsh bashkeqytetare italiane te Debores qe vinin per here te pare ne Shqiperi Davidi matematicien dhe Yuri mesuese e shkrimtare. Davidi dukej nje vezhgues i heshtur shume kurioz qe spertonte te shkeputej nga grupi e te merrte rrugen me kembe per te pare ckishte pertej nje kodre apo prapa nje shkembi. Yuri kishte sensin e humorit te atyre njerezve qe tallen me ankthet dhe frikerat e tyre qe Shqiperia e panjohur dhe plot befasira ia shtonte. Bashkoheshim me njeri-tjetrin kur ndalnim per te pire ndonje kafe per te vizituar ndonje vend...

per te drekuar e darkuar. Nuk kishim prenotuar asnje vend fiks. do dite do te kerkonim nje vend te ri dhe nje vendfjetje te re. Turismo di ricerca i thone italianet ketij qe ne shqip do te perkthehej turizem zbulimi/kerkimi vendesh te panjohura te reja qe per mua kishte kuptimin e nje rizbulimi meqenese shkoja ne vende qe i kisha zbuluar dhjete vjet me pare.

Gjithnje e kam pare me nje lloj dyshimi idene e perjetimit apo veshtrimit te gjerave me synimin per ti regjistruar apo per ti pershkruar per te tjeret. A eshte autentike nje mbrese kur ti e sheh apo fotografon me synimin qe ta regjistrosh apo ta pershkruash A nuk do te ishte tjeter gje sikur thjesht ta perjetoje nje udhetim pa te shoqeruar ai syri i shkrimtarit apo gazetarit apo fotografit qe zgjedh dhe fikson mbresa A nuk te ve kjo ne nje pozicion qe sikur te heq disa liri perjetimi ne kete rast edhe pushimesh te verteta A nuk je i ndikuar nga syte qe ke perdorur me pare per te mos gjetur dot sy te rinj A nuk e kthen keshtu realitetin qe ke perjetuar ne ate qe Baudrillard e quan simulacrum i cili sipas filozofit ne vend se ta paraqese realitetin e maskon ate e simulon ate e zevendeson ate i paraprin atij e krijon ate e vret ate Keto pyetje jane te rendesishme. Tashme te shkruarit e jetes dhe te jetuarit e shkrimit bejne pjese ne menyren time te te perjetuarit te realitetit dhe ngritja vazhdimisht e ketyre pyetjeve sikur me ndihmon ti afrohem sa me shume realitetit duke mbetur i vetedijshem se midis meje dhe atij ka nje distance te pambylleshme se ajo qe pershkruaj nuk eshte tjeter vecse e verteta ime realiteti im shenjat e mija. Tek e fundit ne nuk jemi vetem mbresat e kujtimet tona jemi me shume se kaq. Edhe nevoja per tua shprehur ato te tjereve ben pjese ne kete me shume. Ajo ben pjese ne dy nga nevojat tonat me ekzistenciale ajo per tu shprehur e ajo per tu shoqerizuar. E rendesishme eshte te jesh sa me i sinqerte me veten dhe me ata te cileve u tregon si dhe mundesisht te kesh aftesine per ta dalluar kur behesh i merzitshem. Me kete disponim jam perpjekur ti mbaj shenimet e ketij udhetimi.
Ne dalje te Vlores
Vetem kur kalova Vloren dhe mu shfaq pamja e maleve permbi Tragjas dhe Dukat mu duk se me ne fund po gjeja inspirimin per te hedhur shenime.
O malet e Shqiperise me erdhi vetiu ndermend fillimi i poemes se Naim Frasherit qe e kemi mesuar qe ne femijeri permendesh. Me doli kjo thirrme jo thjesht per shkak te atyre maleve qe vazhdojne te me befasojne sa here me shfaqen me madheshtine dhe egersine e krepave te thepisura me menyren se si e presin qiellin dhe se si u qendrojne rete mbi krye. Ngazellimi estetik i pamjes se tyre nuk do te me mjaftonte per te evokuar vargjet e Naimit. Thirrma qe me doli nuk qe thjesht romantike apo estetike tek ajo u mpleksen edhe do ndjenja te tjera jo me pak te forta. Tek madheshtia e bukuria e atyre maleve e patrazuar nga koha dhe njerezit sikur gjeta me ne fund prehjen nga lodhja e shemtise se ndertimeve te plehrave te rremujes e kaosit qe me kishte shoqeruar nga Tirana neper Durres Kavaje Rrogozhine Lushnje Fier Vlore dhe anes rrugeve midis tyre poende tek ata male sikur gjeta edhe aleate bashkebisedues per te shprehur revolten qe me kishte shoqeruar duke pare kete shemti. Ne fakt dola nga Vlora i tmerruar. Che horrore ishte shprehja qe i dilte edhe Debores here pas here teksa pershkonim qytetin. Gjeja me normale qe me pane syte pergjate bregut te Vlores ishte Shkolla e Marines e ndertuar ne vitet 60 sepse vetem pertej kangjellave te oborrit te saj kishte mbetur pak hapesire ku njerezit mund te merrnin pak fryme e te kullosnin syte mbi pak bar e ndonje peme te gjelber. Gjithcka tjeter ishte pushtuar nga ndertesa te larta absurde qe i merrnin frymen njera-tjetres. Neper hapesirat e ngushta midis tyre mezi hynin e dilnin ca makina te stermedha qe sipas vezhgimit te italianeve te mi ne Perendim i sheh zakonisht te parkuara vetem ne oborre vilash luksoze. Dhe plehra gjithandej plehra ne forme qesesh e gjerash te ndryshme plasmasi mbeturinash ushqimi kanacesh te hedhura ku te mundnin anes trotuareve mbi rruge neper rreza pallatesh.
Sa mire qe jeni ju qe rezistoni sikur doja tu thosha maleve sa mire qe umanet me vone do ta shpjegoj pse them umanet qe kane ndotur gjithcka poshte jush nuk arrijne dot deri tek ju.

Dy poemat me te famshme ne letrat shqipe qe fillojne me malet e Shqiperise qe i di permendesh kush ka kryer si une shkollen ne epoken komuniste jane Bageti e Bujqesi e Naimit dhe Pse mendohen keta male e Kadarese. E para i kendon bukurise se Shqiperise ashtu sic e ka pare enderruar dhe romantizuar Naimi. E dyta i merr malet si simbol te Shqiperise dhe me nje veshtrim teologjik te historise se saj - karakteristike kjo e ideologjise nacional-komuniste te asaj kohe - na tregon per pritjen e gjate shekullore te prijesit apo njeriut te ri qe do ta drejtonte karvanin e ketyre maleve ne rrugen e duhur - gjersa erdhi Partia e Enver Hoxhes. Ne te paren - nga e cila me kane mbetur ne kujtese vetem vargjet e para - pershkruhet bukuria e Shqiperise si ka qene ajo ne kohe te koheve me lisat e gjate me fushat e gjera me lule me bregoret bukuroshe me lumenjte e kulluar me cukat kodrat brinjat gerxhet e pyjet e gjelberuar qe ngazellejne poetin kur i kujton sebashku me vendethit e bekuar qe ne harmoni me kete natyre kullosin bagetite. Tek e dyta kjo harmoni paramoderne para industriale e romantizuar paraqitet e paplote e paperfunduar. Perkundrazi atje behet hero kryesor prijesi i shekullit XX qe vjen dhe e kaleron kete vend per ta cuar per kah nje bote me e mire qe e transformon ate dhe natyren ne emer te kesaj bote duke krijuar pra nje bote tjeter. Vendethit e bekuar nga Zoti te poemes se Naimit ne shekullin e XX-te behen revolucionaret qe zevendesojne Zotin dhe e transformojne boten.
Duke kundruar malet cukat kodrat brigjet gerxhet e Shqiperise dhe lumenjte e saj te kulluar e fushat e gjera me lule te cileve u ka kenduar Naimi dhe duke pare transformimet qe kane kryer umanet pergjate nje shekulli atje ku kane mundur te vene dore mbi to nuk mund te mos ndalesh e te reflektosh mbi rezultatin dhe pasojat e ketij kalerimi njeqindvjecar. Por perpara reflektimit ose me sakte nxitese e reflektimit nuk mund te mos behet pershtypja e menjehershme se ne kete vendin tone vetem atje ku nuk kane vene dore vendethit e bekuar te shnderruar ne heronj te rinj te komunizmit dhe pastaj ne heronj te rinj te kapitalizmit e konsumizmit ka mbetur vend per tu perjetuar defrimi i mendjes se poetit tone kombetar. Dmth. vetem ne malet e Shqiperise.
Ne kete pike te udhetimit me lindi ideja ti titulloj shenimet e udhetimit O malet e Shqiperise. Pastaj mendova ta le te hapur titullin duke e lene keshtu edhe veten te hapur per mbresa e qendrime te tjera.
Hurmat shqiptare arabe te detit
Naten e pare fjetem ne nje hotel ne dalje te Vlores pasi darkuam po ne ate zone ne nje restorant buze detit nga ata qe dukej se ishte ndertuar qe heret. Na ofruan nje peshk te gatuar vertet mire. Ishte aq i fresket sa ndjehej aroma e detit ne te. Na ofruan edhe nje lloj molusku - datteri di mare i quajne italianet - te cilet hapen nje diskutim jo te vogel ne tryezen tone italo-shqiptare. Ne shqip nuk di se si e quajne kete molusk. shte pak si i stergjate ne ngjyre te kafte i ngjashem me hurmat e arabike prandaj italianet i quajne datteri qe do te thote hurma arabie ne italisht duke u shtuar epitetin te detit. Me thane se ne Itali nuk lejohet te peshkohen pasi nxjerrja e tyre kerkon shkaterrimin e shkembit kalkar nen uje ku ata rriten duke shkaterruar keshtu ekosistemin. Sepse keta jane molusqe nga ata qe quhen gurengrenes lithophage. E gerryejne gurin e nenujshem kalkar nepermjet acidit qe prodhojne me gjendrat e tyre duke krijuar keshtu folene ku edhe mbrohen nga grabitqaret e tjere te detit. Per te arritur vrima ne shkemb gjatesine 5 cm u duhen rreth njezet tridhjete vjet. Debora tha se kishte shume italiane qe vinin e kerkonin datterit ne restorantet shqiptare per ti ngrene. Pastaj doli biseda se edhe ne Shqiperi duhet te jete ndaluar peshkimi i tyre sepse ligjet tona duhet per forza te jene kompatibel me ata evropiane. Ju keni ligjet me te mira ne Evrope - puna eshte qe nuk i zbatoni - me tha Debora te ciles i eshte dashur te merret me ligjet shqiptare.
Ama zhvillimin e ketij peshkimi prej jush e kemi - u thashe - sepse ne para viteve 90 mezi mesuam se mund te hahen midhjet kurse keta datterit as nuk i njihnim.
Megjithate edhe ne i hengrem hurmat shqiptare arabike te detit. Me nje ndjenje fajesie por i hengrem dhe nuk na shkoi ndermend ta hapim kete diskutim me kamarieret e restorantit qe ishin edhe shume te sjellshem se do te dukeshim si jashtetokesore. Zor se ata mund ta dinin se kishte nje ligj ne Evrope qe i ndalonte peshkimin e ketij molusku. Aq me pak qe te kishte ne Shqiperi nje ligj te tille. Mund te jete ne ato letrat qe ka mbushur Qeveria per tia paraqitur Evropes per punen e vizave apo te associimit por ato jane letra e letra do te mbeten per shume kohe. Gjersa te vije puna te na zhvillohet ndjeshmeria per hurmat shqiptare arabike te detit kam frike se do ta kemi cimentizuar krejt bregdetin dhe sdo kete me nevoje per kete ligj.

Hotelin ku fjetem naten e pare e gjetem rastesisht. U nisem sipas udhezimeve qe na dhane tek restoranti per nje hotel dhe perfunduam ne nje tjeter ngase rruget qe u ngjiteshin kodrave per tek keta hotele qe jane rruge te reja te hapura nga ndertuesit vete sigurisht te pashtruara me asfalt ishin pa tabela treguese dhe naten mund te ngaterroheshe lehte. Keshtu kur mberritem atje dhe na u ofruan dhoma e pame me vend te mos ktheheshim mbrapsht packa se nuk e gjetem pishinen qe na kishin thene se ndodhej para hotelit. Edhe cmimi na u duk i mire 3500 leke per nje dhome dyshe qe skishte te share. Ndoshta ngaqe hoteli nuk kishte mbaruar se ndertuari ende ne pjesen e tarraces qe kishte perpara. Edhe televizori ndonese ishte ne dhome si pajisje nuk dukej te qe i lidhur me antena por ky ishte gjeja e fundit qe na erdhi ne mend te ndiznim. Pronari ishte nje djale i ri rreth te tridhjetave qe e fliste italishten ne dialektin toskan ne menyre te persosur. Na tha se kishte punuar dhjete vjet ne Firence dhe se i sillte prej andej edhe nje pjese te pajisjeve te hotelit.
Kur u ngritem ne mengjes pashe se hoteli ishte nje nga ato ndertesat hotele tre-kater katershe qe kane filluar tu ngjiten tashme edhe kodrave ne dalje te Vlores dmth. pararoja e ushtrise se shkaterrimit qe tashme duket se ka mbaruar pune me Vloren. Ja - thashe me vete - ky mallkimi i te parit te gjerave me syrin kritik te gazetarit qe nuk po me le te shijoja prej andej pamjen e mrekullueshme te Gjirit te Vlores prej ku Karaburuni ate mengjes dukej si nje lope gjigante deti e pergjumur mbi ujin e qete vaj. Por a mundet te mos e perjetosh dot kete tmerr A mund te rrish pa imagjinuar duke pare ate qe ka ndodhur ne Vlore se si umanet do ti versulen Karaburunit me hekur e beton per tia prishur ate qetesine mijevjecare e per tia ndotur ujin e kaltert perreth.
Vendosem ta hame mengjesin ne Llogara. Kur mberritem atje pasi kishim kaluar malet e bukur mbi Tragjas dhe Dukat qe me evokuan vargjet e Naimit gjeta me ne fund kohen per te pyetur Yurin miken tone shkrimtare. Kisha nevoje te degjoja nje njeri te pakontaminuar nga helmimi im kronik. Kishim folur pak ne Vlore per ndertimet e shemtuara qe kishin kaluar gjate gjithe rruges por pastaj kishim kaluar pejsazhet nga dalja e Vlores deri ne Llogara qe sikur i kisha pritur me qejf edhe per ta si per tu treguar se nuk kishin ardhur ne Shqiperi per te pare vetem shemtira.
fare ju terheq ju me shume vemendjen gjate udhetimit natyra ne fakt kisha ndermend bukurine e Gjirit te Vlores dhe te maleve qe sapo kishim kaluar apo vepra e njeriut ne fakt kisha ndermend shemtine e ndertimeve.
Pergjigja qe me erdhi nga Yuri i kaloi pritjet e mija.
Ky vendi juaj duket si nje vend qe sapo ka dale nga lufta. - me tha.
Mu desh te thellohem pak ne pyetje per te kuptuar shkakun e ketij perceptimi qe ne shqiptareve tashme sikur na ka ikur nga vetedija mu pse jemi mesuar aq shume me kete gjendje paslufte te perhershme. E kishte fjalen per shproporcionin midis ndertimeve te panumerta dhe rrugeve te pashtruara apo ne shtrim e siper ne raport me ate qe mund te quhet e stabilizuar normale tashme e ndertuar ne nje vend.
Me nje fjale ty me shume sesa natyra te terheq vemendjen vepra e njeriut mbi kete natyre
Po - me tha. Natyra eshte e bukur por
Kisha shprese se per te do te ishte e kunderta se isha une qe i njohur tashme me natyren me terhiqte vemendjen me shume shemtimi i saj prej dores se njeriut shpernderrimi i vazhdueshem i pejsazhit me gerryerje buldozeresh me dhe e pluhur beton dhe cimento por gabohesha. Ndoshta natyra eshte kudo e bukur sido qofte ajo dhe nje te huaji qe e viziton nje vend per here i intereson shume edhe qyteterimi qe sheh atje. Aq me teper ajo vinte nga Toskana rajoni me i ruajtur ne Itali me perqindjen me te madhe te pyjeve ku ndjeshmeria per ruajtjen e ambientit dhe trashegimise eshte ndoshta me e larta ne ate vend ku mburren se po te ngjallet Ucelo do ti gjeje pejsazhet qe ka pikturuar me te njejten pamje qe i ka lene ai.

Me pas takuam te huaj qe flisnin me me entuziazem per natyren e te tjere qe u bente me shume pershtypje vepra e njeriut. Personalisht pashe se nuk mund te shkeputesha dot nga veshtrimi im qe ne kete udhetim ishte i perqendruar ne bemat dhe zhbemat e umaneve ndaj natyres dhe trashegimise. shte i vetmi vend ne Evrope qe te krijon pershtypjen se raporti midis asaj qe eshte ndertuar tashme dhe asaj qe eshte ne ndertim e siper eshte ne favor te asaj qe ndertohet. Dhe kjo eshte absurde e panatyrshme mund te shpjegohet vetem me shkaterrimet e nje lufte apo me nje kataklizem natyror. Kjo u eshte shitur dhe vazhdon tu shitet shqiptareve nga politikanet tane si zhvillim por ne fakt dita dites po behet e qarte se ky nuk eshte mish normal por nje tumor galopant qe vjen nga nje mutacion i tmerrshem ne qelizat e shoqerise.
Bregu i Gjirit te Vlores nuk e kishte arritur pamjen apokaliptike te gjirit te Durresit me rreshtat e pallateve qe mberrijne deri ne rere por dukej qartazi se prirja ishte ajo. Edhe shkolla qe i drejtonte.
Ka shkaterrim ne Sicili. Shkaterrim te madh kam pare edhe ne Spanje ne bregun e Mesdheut nga Barcelona e poshte qe ka ndodhur ne vitet 80 por kjo qe paskeni bere ju eshte e papare - me tha Davidi. Ky eshte veteshkaterrim eshte absurd. Ne Sicili sot nuk shkon me kush per detin shkojne per malin sepse deti eshte betonizuar si ketu. Kur vjen puna per det njerezit shkojne ne Sardenje sepse atje kane ditur ta ruajne bregdetin fatmiresisht. - vazhdonin Davidi me Yurin por une vura re se nuk doja ti degjoja me sepse kjo vecse me shtonte helmimin dhe me prishte shijen e pushimeve.
Paradoski ishte se me gjithe numrin e pafund te ndertimeve qe te shihte syri ne Vlore e rrethina kur u interesuam per dhoma hoteli na thane se nuk ishte e lehte te gjenim ne ate sezon pa pas prenotuar me pare. Kjo nevoje qe shtonte oreksin e ndertimeve te reja dmth. shkaterrimeve te tjera ne nje rreth pa fund vicioz shpjegohej me faktin se shumica e ndertimeve ne Vlore nuk qene ne rrjetin e dhomave apo apartamenteve qe jepen me qira per qellime turizmi. Nje pjese e mire e tyrja nuk jane hotele por pallate banimi qe o jane ndertuar nga emigrante qe vijne nje here ne vit ose jane produktet te industrise se riciklimit te parave te pista e cila eshte nje industri qe punon per hesapin e vet e palidhur me nevojat reale te vendit. shte ajo qe sipas meje ka shkaktuar mutacionin me te tmerrshem ne qelizat e shoqerise tumorin galopant qe po pushton bregdetin me furi dhe egersi te papare.
Te shkretat hurma shqiptare arabike te detit dhe folete e tyre per te cilat ato kane punuar 30 vjet qe ti hapin ci pret.
vijon

Fatos Lubonja

Perditesimi E shtune 04 Shtator 2010 1050

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›