A mund te vazhdohet keshtu nga REXHEP MEIDANI
Nenvleresimi apo nencmimi i gjerave te vogla ne veprimtari plane skema e shqyrtime konkrete mund te coje ne situata shqetesuese deri ne gabime e deme serioze te mevonshme. Kete ide misheron shprehja djalli eshte ne detaje. Ne kushtet e sotme relativisht kritike duket sikur kjo shprehje e ilustron jo keq konceptin e derisotem te shtetit social apo sistemin e mireqenies sociale ne realizimin praktik te se cilit shteti merr persiper pergjegjesi kryesore per mireqenien e qytetareve ne ceshtje te shendetit edukimit punesimit...
rendit e sigurise sociale. Ndryshe ai quhet dhe etatizem social.
Etatizmi social
Etatizmi social nenkupton nje qeverisje ku shteti luan nje rol kryesor ne promovimin e mireqenies ekonomike e sociale te qytetareve te saj ne mbrojtjen e tyre. Nder parimet baze te tij ne variante te ndryshme te organizimit ekonomik dhe social jane barazia e mundesive shperndarja sa me e drejte e pasurise nje pergjegjesi publike per individet me mundesi te kufizuara. Nje tipar baze i shtetit social jane sigurimet shoqerore shendetesore per te garantuar mbeshtetjen e nevojshme ne periudha te veshtira p.sh. ne moshe te thyer per nderhyrje kirurgjikale ne trajtimin e semundjeve kronike ne kushte papunesieetj.. Krahas aspektit te drejtperdrejte aspekt tjeter i rendesishem i shtetit social jane edhe sherbimet publike si edukimi kujdesi shendetesor e strehimi. Niveli i tyre ndryshon nga vendi ne vend. P.sh. Britania e Madhe adoptoi me 1948 nje sistem te gjithanshem sigurimesh shoqerore. Ne SHBA duke u mbeshtetur ne parimet e shtetit social u miratuan programe social-legjislative te tilla si New Deal nje pakete reformash ne administraten e Ruzveltit te miratuar nga Kongresi ne mandatin e pare te tij si President apo Fair Deal nje program 21 pikash per zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mireqenies sociale i propozuar me 1945 nga Presidenti Truman ai mori pamjen e nje pakete legjislative me 1948. Ne vendet skandinave ndihma e shtetit per individin perfshin pothuajse te gjitha fazat e jetes se tij kurse ne vendet me ekonomi te planifikuar dhe te perqendruar shteti gjoja social arrin deri aty sa te mbuloje administrimin e cmimeve te konsumit...
Kundershti te brendshme te etatizmit social
Nje ceshtje baze eshte barazia e shanseve te individit per te permiresuar statusin e tij ekonomik. Kete detyre ne shtetin social e ka qeverisja se bashku me agjencite e ndryshme te saj aq me teper qe barazia e shanseve shfaq si anen nxitese progresiste ashtu dhe ate penguese etatiste. Madje ajo si nje krijese politike tenton ta thyeje realitetin konkret vecse thyerje te tilla mund te shoqerohen edhe me padrejtesi. Sepse ne thelbin e vet rezultati logjik i nje zbatimi etatist te parimit te shanseve te barabarta eshte njelloj padrejtesie dhe diskriminimi - si ndaj atyre qe jane te afte dhe te talentuar ashtu edhe ndaj atyre qe shfaqin mundesi shume me te pakta fizike e mendore.
Edhe shperndarja e njejte e pasurise te ardhurave lidhet me nje agjenci te fuqishme sic eshte Qeveria. shte ajo qe ka forcen ekzekutive dhe pergjegjesine e perkujdesjes ndaj me te dobeteve dhe invalideve ne kurriz te anetareve produktive te shoqerise skllaverimit te ketyre te fundit. Pra Qeveria i rremben i vjedh dicka qytetarit produktiv per tia kaluar nevojtarit per te ndihmuar e sherbyer ne mireqenien e individit te papune te paafte te semure apo invalid.
Po ashtu pergjegjesia publike ndaj atyre qe jane te paafte te sigurojne minimumin e kushteve per jete normale eshte ne vete njefare misherim skllaverimi prej njerit-tjetrit. Pra duke qene ne komunitet qytetaret e kane detyrim e pergjegjesi qe te lidhen midis tyre te interesohen dhe shqetesohen per njeri-tjetrin. Por cili e percakton kete pergjegjesi publike Si zhvillohet e aplikohet ky misherim i ndersjelle pergjegjesie ky sakrifikim me teper ligjor se moral me pak vullnetar se i detyruar nje dhurim nga puna e jeta e nje grupi nga djersa dhe mendja e pjesetareve te tij ndaj te tjereve me te moshuarve te dobeteve te paafteve apo invalideve
Dy nevoja te ndryshme.
Ne fakt pertej konceptit te shtetit social vete morali i tij eshte altruizem qe nenkupton nje shqetesim e perkujdesje vetjake mbi mireqenien e te tjereve. Aq me teper qe ne njefare kuptimi nje akt quhet moral kur misheron nje sakrifice tonen per te tjeret ndersa nje veprim mund te klasifikohet deri imoral kur i sherben vetem interesit te ngushte vetjak ne kurriz te te tjereve. Nisur nga thelbi i gabuar i konceptit te shtetit te mireqenies sociale nje filozofe amerikane Ayn Rand midis te tjerash sqaron Ne pikepamje morale e ekonomike shteti social pershpejton mundesine e nje terheqjeje per nga poshte. Moralisht shansi per te kenaqur me force kerkesat i ben ato gjithnje e me te medha madje me me pak mundesi justifikimi. Ne pikepamje ekonomike kerkesat e sforcuara te nje grupi krijojne bezdi ndaj grupeve te tjera duke prodhuar keshtu nje perzierje te pandashme midis viktimave te momentit dhe paraziteve te qarte te tyre. Natyrisht nje konceptim i tille eshte i ashper dhe aspak njerezor. Aq me teper kur kerkohet te justifikohet shperblimi i sakrifikimit te nje grupi prej nje tjetri i kontributit te nje moshe per nje tjeter te zhvendosjes se zinxhireve ekonomike te sotem dhe te djeshem per ato te ardhshem. Vecse nuk duhet harruar se ekzistojne dy lloje nevojash te perfshira ne kete proces nevoja e grupit qe ben hapur kerkesen e tij dhe ajo qe sherben si mbulese per dicka nje nevoje e fshehte e papermendur ne menyre eksplicite. Me te lidhet edhe nevoja e politikaneve fuqi-kerkuesve qe per te realizuar ambiciet e tyre per te ruajtur apo marre pushtetin lobojne per grupin qe do te favorizohet. Altruizmi ushqen nevojen e pare etatizmi ushqen te dyten. Pragmatizmi verbon cilindo - perfshire viktimat dhe perfituesit - jo thjesht per natyren fatale te procesit por per faktin e vazhdimit te tij...
Aktualisht duket sikur Amerika si shoqeria e pare e lire ne bote me garantim te te drejtave njerezore fondamentale te se drejtes se jetes lirise fese prones lirise se fjales te te drejtave te barabarta ndaj ligjit dhe procesit te drejte gjyqesor etj. po synon te perfaqesoje nje nivel me te larte te etatizmit social. Madje gjate presidences Obama ne nje periudhe te shkurter kohe jane miratuar nje mori politikash e programesh tipike te shtetit te mireqenies sociale. Midis tyre vlejne te radhiten p.sh. plani bailout i bazuar ne parimin teper i madh per te falimentuar paketat stimuluese ne ruajtje te vendeve te punes ne sherim te kompanive te semura apo programi i funksionimit te nje sistemi universal te perkujdesjes shendetesore...
Problemi i vetem per paketa te tilla mbetet pagesa e tyre. A dhe si mund te perballohen ato per nje shtrirje te gjate kohe Dhe nderkohe Europa qe po synon te ece ne drejtim te kundert vazhdon te paguaje sot cmimin ende te larte te etatizmit apo socializmit te tepruar te saj. Teprime te tilla po vuajne aktualisht p.sh. Greqia Portugalia e Hungaria ku borxhet publike ne rritje po kercenojne vete ekzistencen e euros. Mesa duket bota po fillon ta shohe ne sy te keqen e sistemit etatist te mireqenies sociale madje edhe vendet anetare te BE-se nuk mund te luajne me rolin e tyre te meparshem ne plotesimin e te gjitha nevojave sociale te popujve te tyre.
A mund te konsiderohet me si i suksesshem modeli europian i shtetit social Disa shembuj.
Le te fillojme me Francen. Ajo midis vendeve europiane eshte konsideruar si vendi me sistemin me te persosur te mireqenies sociale. Por nga ana tjeter Franca po perballet me nje borxh kombetar te afro 1.49 trilione euro afro 77 te GDP-se te saj. Ketu nuk llogariten detyrimet e pritshme te sistemit shteteror te pensioneve qe mund te kalojne shifren e 200 te GDP-se. Prej kohesh te reformuarit e sistemit te mireqenies sociale eshte konsideruar politikisht i pamundur por faktet fiskale kane detyruar Qeverine franceze dhe Presidentin Sarkozi Nicolas Sarkozy qe te propozojne rritjen e moshes se pensionit qe ndeshet me reagime te ashpra sindikaliste. Po ashtu Qeveria po shet pronat e veta perfshire edhe siperfaqe toke. Edhe ne sistemin shendetesor po rritet gradualisht bashkepagesa apo forma te tjera te perballimit te shpenzimeve.
Ne rastin e Gjermanise borxhi publik ne vitin 2009 arriti ne 77.2 i GDP-se apo afro 1.7 trilione euro. E thene ndryshe ne supet e nje gjermani qe punon rendon nje borxh prej afro 43000 euro. Ne kushte te tilla Qeveria gjermane e Merkelit Angela Merkel shpalli planin e saj te uljes se shpenzimeve qeveritare me afro 80 miliarde euro apo afro 3 e GDP-se per kater vitet e ardhshme. Keshtu nder masat e tjera ishte ngritja e moshes se pensionit nga 65 ne 67 futja e nje tarife pagese per shkollimin ne universitetet gjermane etj.
Ne Britanine e Madhe borxhi kombetar ka arritur ne 90000 paund 133000 per familje. Ne kushte te tilla Qeveria e Kryeministrit Kamerun David Cameron ka deklaruar nje shkurtim buxheti prej 6 miliarde paund. Nder masat e tjera te saj jane rritja e moshes se pensionit ne sistemin e saj te sigurimeve shoqerore heqja e pageses per femijet e sapolindur etj.
Ne Itali Qeveria italiane u detyrua te nderhynte per uljen e borxhit kombetar qe e ka kaluar tashme GDP. Kryeministri Berluskoni Silvio Berlusconi ka propozuar nje shkurtim buxheti prej mbi 30 miliarde euro per dy vitet pasuese perfshire edhe nje shkurtim prej 1 miliard euro ne sistemin shendetesor kombetar apo nje represion ne pagesat abuzive te invaliditetit. Nder propozimet e Berluskonit eshte edhe nje ngrirje rrogash e te gjithe punonjesve publike.
Spanja po perballet me krizen me te rende ne dekadat e fundit. Qeveria e saj me Kryeminister Zapateron Jose Luis Rodiguez-Zapatero i ka zvogeluar shpenzimet qeveritare. Jane hequr shtesat ndaj prinderve per lindjen e femijeve jane shkurtuar pagesat e invaliditetit apo eshte propozuar rritja e moshes se pensionit per burrat nga 65 ne 67 vjec.
Pra me te gjithe keta shembuj a mund te konsiderohet me si i suksesshem modeli europian i shtetit social...
Pamje te shtetit
te mireqenies sociale
Ndeshen pamje te ndryshme te shtetit te mireqenies sociale. Ecuria e tyre lidhet ngushte me transferimin e te ardhurave me programet publike ne zonen e shendetit edukimit e trajnimit perfshire edhe ate te tregut te punes apo sherbimet sociale perfshire asistencen strehimin etj. Prej tyre mund te vecohen 3 modele ai liberal i mbeshtetur ne taksa ai korporatist ne te cilin perfshihet kontributi i te punesuarit dhe i punedhenesit ne mungese te ndonje mbulese universale dhe se fundi ai social-demokrat qe ka nje mbulese universale dhe mbeshtetet ne nje kontrate cilesore. Sidoqofte shteti i mireqenies sociale kudo ne bote pavaresisht tipit konkret po perballet me nje situate kritike shume me te dukshme gjate krizes globale. Ne kushte te tilla jane te mundshme dy rruge a axhustimi duke e ruajtur shtetin social apo b heqja dore prej tij ne kuptimin fondamental te vetin. Shume me afer ketij varianti te dyte eshte Shqiperia por nuk eshte vetem ajo Shteti i mireqenies ne shume vende si ne Shqiperi po deshton ne qendrueshmerine e tij. Natyrisht ai ka pasur meritat e tij duke arritur qellime te rendesishme por ama sot ai mbetet teper i kushtueshem per mjaft nga keto vende. Dhe jo vetem per to...
Presionet fiskale
Mireqenien sociale krahas korrupsionit ne situata krize krize fiskale krize globale financiare e asfiksojne mjaft faktore nder te cilet jane rritja e moshes mesatare te popullsise niveli i larte i papunesise daljet me te shpejta ne pension etj. P.sh. zvogelimi ne vite i forcave te afta per pune e ben gjithnje me problematike mbeshtetjen e skemave te pensionit. Ne fakt ngaqe popullsia ne moshe pune duhet te mbeshtese pjesen e njerezve ne pension apo gjeneraten jo ne moshe pune ajo duhet te jete ekonomikisht sa me aktive dhe e arsyeshme ne kerkesat e saj per pagen dhe rritjen e saj. Aq me e veshtire behet zgjidhja kur perqindja e te papuneve behet shqetesuese sic eshte ende rasti shqiptar. Prandaj nje synim i rendesishem per cdo qeveri te majte apo te djathte eshte mbajtja e nje niveli sa me te ulet papunesie. Perndryshe kostot rezultojne dyfishe te papunet thithin burime te konsiderueshme nga sistemi social dhe nga ana tjeter ata nuk jane te afte te kontribuojne me per mbeshtetjen e moshes ne pension qe jeton tashme ne nje kohe shume me te gjate. Ky eshte dhe vete thelbi i krizes fiskale apo gjeegjeza e shtetit te mireqenies sociale. Ashtu si ne vende te tjera ky eshte dhe ngerci shqiptar...
Kriza fiskale kapercehet
Per shume specialiste shteti i mireqenies sociale eshte ne kolaps nga vete pesha e rende e tij. Prandaj duhen reduktuar kostot e ketij sistemi pa prekur kapacitetet asistenciale te tij. Ketij qellimi i sherben edhe diferencimi i kostove te perbereseve te ndryshme te mireqenies sipas moshave. Duhet p.sh. me moshen e re te lidhet berthama e shpenzimeve te edukimit me shume shpenzime te shendetit te orientohen tek lindjet apo vitet e para pas lindjes per vete moshen e trete etj. Po ashtu vlen te dimensionohet ajo pjese e te ardhurave qe u transferohet skemave te pensioneve madje pa nje zhvillim te shpejte te skemave private skemat publike do te jene te pamjaftueshme deri me rreziqe te brendshme piramidale...
Pra kudo ne bote nisur nga struktura e popullsise se ketij shekulli ritmet e rritjes se fondeve per kostot e ndryshme te asistences apo mireqenies sociale po behen te paperballueshme. Keshtu p.sh. fondet sociale ne Britani perfaqesonin 25 te GDP-se ne vitin 1981 ndersa pas ndryshimeve reduktuese ne vitin 1989 u arrit deri ne 22 te GDP-se. Nderkohe sipas llogaritjeve mendohet se nevojitet nje rritje prej 5 per te mbeshtetur sistemin britanik te mireqenies sociale per nje kohe 40-50 vjecare qe nenkupton nje zhvendosje te kostos totale per nga vlera 30 te GDP-se. Kjo mund te rezultoje e paperballueshme nga ana fiskale. Aq me keq per kosto me te larta Krahas ketij fakti ekzistojne edhe hapesira te tjera problematike bile edhe kur perbereset e mireqenies sociale si sigurimi shendetesor pensioni asistenca sociale jane te arritshme nga ana fiskale. Te tilla jane ato qe lidhen me kohezionin apo kapitalin social dhe efektet afatgjata te tij. Ato te lena krejt jashte vemendjes gjate tranzicionit shqiptar po behen dita-dites gjithnje e me shqetesuese...
Sistemi social i mireqenies nuk eshte zgjidhje por problem
Por pavaresisht shqetesimeve te mesiperme globale apo shqiptare nuk mund te mohohet se sistemi i mireqenies sociale eshte ne krize edhe ne nje rrafsh konceptor. Ai po rezulton zhgenjyes duke vazhduar te ushqeje gabimisht njerezit ne pritshmerite e tyre te tepruara si te drejta te fituara apo detyrime te shtetit ndaj tyre. Edhe sikur te zgjidhet problemi i krizes fiskale elemente te tille si sigurimi shendetesor pensionimi asistenca etj. ne kuader te mireqenies sociale kane nevoje per reforma teresore dhe te thella. Por nga ana tjeter reforma te tilla kane pak shanse qe te jene te suksesshme sepse cdo prekje e themelit te ketij lloj shteti asistence te mireqenies sociale eshte politikisht e papranueshme ne mjaft vende. Imagjinoni p.sh. sherrin qe do te plaste menjehere kudo ne Europe Megjithate ky lloj shteti duhet te reformohet. Bile per partizanet e zhdukjes se tij pretendohet se standardi i jetes dhe cilesia e saj jane permiresuar aq shume ne dekadat e fundit sa qe nuk ekziston me nje varferi kembengulese per ta ruajtur kete sistem social per me teper qe nje pjese dermuese e taksave te mbledhura per te ushqyer shtetin e mireqenies sociale riciklohet e kthehet tek njerezit prej te cileve eshte marre. Kjo vlen te konsiderohet edhe ne terma te solidaritetit qe nuk mund te perftohet nepermjet asistences...
Globalizimi dhe nje shoqeri e ndryshme pas disa dekadash
Nuk eshte vetem kriza fiskale kryesore. Sic u konstatua vitet e fundit cdo krize merr tipare shume me fondamentale ne kushte globale. Ata lidhen me natyren e shtetit pra dhe me shtetin e mireqenies sociale. Dhe me te vertete institucionet gradualisht jane ndryshuar partite politike po behen me pak masive duke u dhene hapesire grupeve civile jopartiake apo te orientuara per nga konsumatori. Bile krejt ndryshe nga pompa partiake shqiptare Po ashtu nje problem bashkeshoqerues i globalizimit eshte homogjenizimi nderkohe qe vete shoqeria njerezore parapelqen pluralizmin shumellojshmerine. Kjo shpjegon variacionin ne familje grupe e komunitete aq sa homogjeniteti i qarte i shoqerive kombetare te pasluftes po zevendesohet ne vazhdimesi nga heterogjeniteti. Per kete kane ndikuar faktore te tille si emigracioni nderfaqja apo tejkalimi i feve tradicionale pluraliteti i institucioneve nga familja deri punesimi etj.
Edhe natyra e shtetit nuk ka qene imune prej ndryshimit perfshire cilesite e kapacitetet e tij eficiencen e pergjegjesine ne llogaridhenie bile synimi i garantimit te nje shoqerie me njerezore ka fuqizuar shoqerine civile ku shteti luan nje rol shume me te reduktuar. Per me teper globalizimi si proces e ka reduktuar ndikimin e shtetit. Shkurt ai nuk mund te qeverise si me pare Kjo edhe per faktin qe politikat nacionale kushtezohen nga qeverisja globale institucionet e saj. Rrjedhjet e kapitaleve mallrave njerezve e ideve telekomunikimi informimi e media nuk jane me si me pare. Madje ne shumicen e rasteve qendrojne jashte kontrollit te shtetit e kufizimeve te qeverisjes kombetare duke prekur vete nocionin e sovranitetit. Pare me kete sy behet i domosdoshem riorganizimi i sherbimit shendetesor arsimor e mjedisor menaxhimi i skemave te pensioneve ne binomin publik-privat thjeshtesimi i kostove jofunksionale te asistences sociale apo ne pergjithesi ristrukturimi i qeverisjes bile ne mjaft raste del e domosdoshme shtrirja e saj tej kombetare ne fushen sociale.
Sidoqofte ne thelb mjaft veshtiresi te sotme flasin per nje krize te shtetit te mireqenies sociale. Pavaresisht zbukurimeve demagogjike kriza e ketij sistemi eshte dhe rezultat i nje numri faktoresh midis te cileve nje vend te pare ka edhe humbja e besimit ndaj institucioneve politike kombetare. Nuk mund te lihet menjane korrupsioni ne rritje perfshire edhe abuzimet e shpenzimet e pajustifikueshme ne sherbimet sociale. Ndoshta nje rrugedalje mbetet transmetimi i metejshem i sherbimeve te ndryshme ne nivel vendor qe do te thote se duhet te shpaloset ne teori e praktike devolucioni e decentralizimi nga njera ane dhe agjentifikimi e privatizimi nga ana tjeter. Aq me teper qe vete lokalizimi e globalizimi po e dobesojne dhe e asfiksojne shtetin nepermjet te menduarit ne menyre globale dhe te vepruarit ne menyre lokale nepermjet nje trysnie ne rritje mbi shtetin kombetar. Por ky thelb mendimi global e veprimi lokal eshte larg te kuptuarit ne terrenin shqiptar ku gjithcka tranziton nga nje podium politik ne tjetrin duke e zhyer gjithnje e me thelle mjedisin shqiptar me lojen e kungulleshes te vaditur me uje blu ose roze...