E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politike tejpertej mediave. nga BELINA BUDINI

Nepermjet mediave por pa nderhyrjen e tyre Ky eshte stili i PR-it si i vetmi aktivitet politik qe dominoi politiken e veres ne Shqiperi dhe po vijon per inerci edhe ne keto dite te para vjeshte. Metoda e politikes se foltores nuk eshte me thjesht nje shfaqje bajate pasi ka marre permasa shqetesuese duke kompromentuar ne kete praktike edhe mediat qe i ka terhequr ne lehtesine e vet te paperballueshme. Megjithese nuk eshte dukuri edhe aq e re ne qytet per shtrirjen dhe intensitetin qe ka marre meriton vemendje dhe qasje kritike. Si forma te aktivitetit...

politik made in Albania keto dalje ne media veshtire se gjejne rezonance me metodat moderne te komunikimit politik ne ndonje vend te botes se qyteteruar sot. Nuk mund ti quash as konferenca per shtyp tamam as aktivitet politik normal. Megjithese po tentojne te na shnderrohen ne normalitet si praktika te perditshme te tipit nje fytyre me nje akuze po behen cdo dite e me te padurueshme si produkte te shterpesise dhe mediokritetit politik dhe ne aspektin e marredhenieve me publikun. Per me teper dihet qe efikasiteti i tyre i pretenduar nuk mund te jete pa afat. Zeri i larte se paku duhet alternuar me zerin e bute si forme PR-i me pak agresive dhe e integruar ne aktivitetin politik normal qe dihet gjithashtu se nuk ka per territor foltoren e improvizuar perpara selise se partise. Praktikat e integruara te PR-it dhe aktivitetit politik sigurisht jane me te veshtira dhe nuk zhvillohen ne eter por jane politikisht te qenesishme dhe sigurisht me te pranueshme per syte dhe veshet e publikut. Jane edhe forma me bashkekohore te paraqitjeve politike nese doni.
Ndersa folesit e dites ne rotacionin e tyre mediatik perpara foltores te kujtojne per dreq tellallet e Shqiperise mesjetare teksa i bien kush e kush me fort daulles se anti-korrupsionit. Performancat e tyre po u afrohen jo vetem ne forme por edhe ne permbajtje e retorike thirrjeve te drejtperdrejta te tipit O milet merrni vesh. Si te ishim rikthyer vertet ne epoken para mediave zeri i ndermjetesuesve mezi ndihet ne sfondin e daulleve. Lehtesia e paperballueshme e kesaj menyre te berjes politike duket se i ka terhequr edhe mediat ne letargji. Nuk ka se si te shpjegohet ndryshe tolerimi i kesaj praktike mediokre te prodhimit a simulimit te politikes Forca e mediave perballe ketyre deklamuesve do te ishte ne cdo rast normal te ushtrimit te profesionit te gazetarit nderveprimi me ane te pyetjeve dhe shkembimeve agresive me ta ne logjiken e thjeshte te nje konference me mediat dhe jo kalimit transparent tejpertej mediave. Duke pranuar nje version te daljes per media te politikanit qe nuk eshte as deklarate shtypi as konference shtypi gazetaret e shnderrojne forcen e tyre ne dobesi dhe behen inekzistente. Pa rolin e ndermjetesit cfare mund ta mbaje ende ne jete nje media qe edhe kuptimin e definicionit te vet e ka ndermjetesim
Tia heqesh medias te drejten e saj per te ndermjetesuar se paku me pyetje do te thote ta asgjesosh ate. Nga ana tjeter te shnderrohesh ne ekran transparent per politikanin do te thote te heqesh dore nga misioni i gazetarise. Nese politikanet shqiptare kane vendosur te funksionojne ne kete forme dhe e gjejne ate efikase kjo ndodh sepse mediat po ua lejojne dhe mundesojne kete. Nuk eshte thjesht ceshtje shterpesie paaftesie apo mungese burimesh por dorezim i ulet fakti qe axhenden e titujve dhe temave ne media po e bejne me teper politikanet qe mjafton te tundin nga nje fletushke me akuza dhe kunder-akuza per te fituar hapesiren maksimale ne media Bisturia e gazetarit nderhyn sa per ndonje operacion te trashe qe sipas linjes editoriale te momentit favorizon njeren pale duke e nxjerre ne drite me pozitive dhe defavorizon tjetren duke ia prere ose tymosur disi mesazhin. Kjo nuk duhet te jete me as e vete-mjaftueshme as e vete-tolerueshme. Megjithate me shume ndermjetesim nuk do te thote me shume deformim apo anesi nga ato qe ka me tepri ne skajet e mediave shqiptare por pak me shume prezence dhe dinjitet ne fushen e lojes sa per fillim

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›