E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progresizmi yne politik dhe domosdoshmeria e tij historike nga NDRICIM KULLA

Po ti hidhnim nje sy politikes shqiptare ne dinamiken e vet te historise se pluralizmit analiza do te mbetej menjehere ne shprehjen e saj paresore te energjise per pushtet e rendesishme eshte vetem te fitosh. Ky pohim per disa dhe ne momente te caktuara kthehet me pas ne parimin te fitosh me cdo mjet edhe me kushtin e shitjes se cdo parimi moral dhe etik. E kjo kur gjeja me e veshtire per tu realizuar eshte te besh politike duke qendruar i ndershem dhe ne integritet. Po perse valle nje pohim i tille...

kaq i forte dhe kategorik Thjesht sepse ato qe ne edukimin e individit quhen defekte ose mosvlera ne politiken tone shnderrohen ne cilesi dhe avantazhe. Ndodh keshtu sepse barriera e dinjitetit dhe e koherences sot per fat te keq po shtyhet gjithnje e me tej per te arritur ne caqet ku shtrihet turpi. E megjithate gjithcka duket normale sepse dite pas dite zhvendosjet e vogla drejt ketij caku nuk perceptohen duke bere qe ato te cilat ishin progresiste 20 vjet me pare e shohin veten konservatore kurse ato qe prireshin pas konservatorizmit te shfaqen si progresiste. Pasoja e ketij transformimi eshte arsyeja se nese ndiqet vetem nje linje ideologjike partiake e ndare nga ai ligj qe ravijezon ciklet historike ajo perfundon te ngelet jashte kohe. Ne kete kendveshtrim 20 vjet me pare ne skenen e filozofise politike shqiptare filloi nje domosdoshmeri historike e lidhur me nje faze te caktuar te evolucionit te njerezimit qe kerkonte p.sh. nderfutjen ne brendesi te jetes sociale te te drejtave individuale dhe kolektive. Sot situata ka ndryshuar plotesisht pasi ashtu si ne shoqerite perendimore te drejtat ne pjesen e tyre me te madhe kane arritur te fitohen ndaj evolucioni i metejshem po kerkon transformime dhe permiresime me te thella qe kane te bejne me ambiente te tjera sociale mbi te gjitha ekonomike si psh. krijimi dhe ruajtja e vendeve te punes transformimi dhe modernizimi i shtetit ne epoken globale tregu i lire dhe gjithe organizimi i raporteve ne te gjitha nivelet qofte edhe ate boteror. Pra nje force progresiste nuk eshte e licencuar njehere e pergjithmone pra ajo qe ka qene nje here progresiste por ajo qe ne politiken e saj arrin te perballet me domosdoshmerine historike qe ndryshe mund te quhet edhe me parashtrimin e nje Plani Evolues te krijimit te nje ndergjegjeje te tille historike. Nese e vezhgojme politiken tone nga nje pike veshtrimi e vecante le te themi nga ajo e personalitetit e reduktojme thjesht ne nje strategji pushtetesh ne nje perplasje subjektive te vullneteve te vecanta qe kerkojne te kene epersi mbi vullnetet e tjera. Perse valle kur flitet per politike grinden shpesh ne rruge ne lokal ose ne Parlament Pikerisht sepse politika mendohet e lidhur me vullnetin per pushtet pra me nje energji qe kerkon te mbizoteroje e te diktohet gjithmone mbi te tjeret. Mirepo ekziston edhe nje tjeter menyre per te bere politike. Kjo arrihet duke zevendesuar kete pike veshtrimi subjektive ate te personalitetit me nje qasje qe shkon pertej personalitetit e qe synon te kuadroje nje unitet te madh. Kjo qasje e re duhet te jete shpirterore pa u ngaterruar aspak me ate fetare apo kishtare pasi nje qasje e tille banon ne nje vend shume te perpikte dhe te percaktuar si mendja superiore abstrakte. Quhet keshtu sepse kjo aftesi njerezore nuk mund te arrihet nepermjet intelektit ose mendjes analitike dhe kritike por vetem nepermjet mendimit gjeometrik dhe abstrakt. Jo rastesisht qe ne antikitet Pitagora dhe Platoni nenvizonin Zoti gjeometrizon. Ja pse per te fituar nje aftesi te tille duhet te shkojme pertej personales energjise subjektive ne kerkim te nje uniteti te ri. Nje mjeshter i mencurise ka thene se ne cdo lloj situate te jetes sone ekzistojne gjithmone 3 energji themelore. Kesisoj nese duam te ndertojme realitetin tone ne menyre te ekuilibruar harmonike dhe shpirterore ne kuptimin e dhene me siper duhet ti perdorim gjithmone keto tri energji themelore qe jane vullneti per pushtet dashuria per mencurine te filozofuarit dhe inteligjenca aktive. Nje triade e tille eshte baza e cdo njohjeje dhe e cdo shkence te komunikimit duke qene e pranishme ne mesimet e mjeshterve te medhenj te mendimit qe nga koha e Pitagores Sokratit dhe Platonit. Sipas kesaj pervoje cdo lloj situate lipset ta perballojme ne menyre tri-rrafshore duke perdorur si pikenisje nivelin e ndergjegjes kombetare qe zoterojme e duke vene ne perdorim zemren dhe mendjen. Nese mungon njeri nga keta tri elemente prodhohet cekuiliber mosperkim shtremberim i vizionit e si perfundim edhe nje gjykim i gabuar. Pasi keto tri aspekte perfaqesojne nje unitet dicka teresore nje instrument te jashtezakonshem per te transformuar vertet menyren tone te te menduarit dhe te qenit e per rrjedhim edhe vete shoqerine tone. Ne kete kendveshtrim te vleresosh nje veprim apo perspektive politike nuk eshte e lehte dhe kerkon nje sforcim mendor te nje mase te konsiderueshme vecanerisht per natyren e nderlikuar te realitetit shqiptar. Duhet para se gjithash te njohim se cili eshte niveli i evoluimit te kombit ne planin e ndergjegjes historike cila eshte e mira e tij paresore dhe ne cmenyre kjo e mire mund te futet ne planin e evoluimit te ndergjegjes se tij. Ne baze te kesaj sinteze duhet te percaktojme se cqeveri apo se cprojekt politik eshte me i dobishmi ne gjendjen aktuale historike. Pikerisht ne baze te ketyre rezultateve ajo duhet te mbeshtetet nga elektorati pavaresisht simpatise apo antipatise ideologjike ndaj saj. E gjitha kjo shtron nevojen urgjente qe pervec shtypit dhe opinionit publik cdo individ shoqeror nuk duhet ta lere veten te sundohet vetem nga faktore thellesisht emotive dhe ideologjike. Te tjera duhet te jene burimet qe lipset ta forcojne burime qe perfshihen ne ate qe quhet shkence e shpirtit. shte pikerisht kjo shkence eshte ajo qe na lejon te kuptojme planin evolues te ndergjegjes kombetare ligjet universale dhe energjite qe qeverisin periudhat e ndryshme ciklike te evoluimit njerezor. shte po ajo qe na ben te kuptojme se cnenkupton politika si polis-ethikos ose qeverisje etike e shoqerise e se cdo te thote ti japesh politikes nje shpirt e thene ndryshe nje sjellje dhe qasje etike qe sintetizon ate plan tri-rrafshor kuptimi qe shpjeguam me siper. Nese politika nuk arrin te misherohet dot me etiken pasoja e pashmangshme do te jete shnderrimi i saj ne nje shprehje te kulluar te pushtetit duke shfaqur prirjen e renies ne autoritarizem. Nese ajo do te priret vetem kah dy aspekteve te perfaqesuara nga pushteti dhe inteligjenca raporti me ekonomine do te jete perseri nje autoritarizem edhe pse i maskuar me idealet e medha te drejtesise dhe zhvillimit integrimit dhe transparences qe do te kerkoje gjithmone ta shmangin vemendjen e opinionit publik ndaj plages reale. Ndaj eshte pikerisht etika pika e ekuilibrit qe i lejon politikes te jete nje krijuese e harmonise e finalizuar ndaj permiresimit te raportit te saj me njerezit. Asnje prej ketyre aspekteve nuk mund te rrije me vete pa ndihmen e te tjereve sepse cdo individ eshte ne te njejten kohe nje qytetar i nje demokracie nje force ekonomike dhe nje agjent etik apo nje prodhues moral kulture. E nese perdorim ligjin e analogjise mund te kemi edhe nje vizion sintetik te ceshtjeve dhe ambienteve sociale te ndryshem nga ai i zakonshmi. Modeli qe duhet ndjekur eshte ai qe na eshte parashtruar qe nga koha e Pitagores dhe filozofeve greke. Ashtu si individi per te njohur vetveten e per ta qeverisur ate ka nevoje per nje udhetim te gjate pergatitjeje ushtrimi studimi formimi dhe veprimi po e njejta gje mund te thuhet edhe per nje shtet. Rezultatet e nje kombi te qeverisur si ushtrim i personalitetit te lidereve politike gjate gjithe ketyre 20 viteve duken sheshit. Nderkohe qe te udheheqesh nje komb nga kendveshtrimi etik do te thote te nisesh nga shpirti duke kerkuar menyrat qe ky shpirt i kombit te arrije te shfaqet sa me mire. Kjo tek e fundit nenkupton ndryshim teresor te parametrave te vezhgimit dhe vleresimit te politikes. Kategori te tilla si e djathta e majta qendra progresiste konservatore etj. duhet te kene kutin e matjes me ate qe duhet te na interesoje paresisht plani evolues i ndergjegjes se kombit i lidhur me te miren e perbashket. Vleresimi kesisoj do te ndodhe duke individualizuar ato forca evoluese ose kundra-evoluese qe rast pas rasti e ne pershtatje me gjendjen e domosdoshmerise historike do arrijne te ndihmojne ndergjegjen e kombit te shfaqet me gjithe fuqine e vet te zhvillohet apo do ta pengoje ate. Ky duhet te jete qendrimi pertej ideologjive i politikes nese do te hedhe faren qe ne te ardhmen do te lejoje lulezimin e polis-ethikos si manifestim i asaj kulture te re politike qe po perpiqemi te konturojme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›