O’Shea afër Sunderlandit

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 18:22
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, John O’Shea është shumë pranë transferimit në Sunderland për 3.3 milionë euro, ka njoftuar të dielën revista angleze, News of the World.
O’Shea ka kaluar dymbëdhjetë vjet në Old Trafford, por pritet t’i bashkohet menaxherit Steve Bruce në Stadium of Light.
30-vjeçari besohet se është i pakënaqur me paraqitjet e rralla për Djajtë e Kuq dhe me transferimin e mbrojtësit Phil Jones dhe depërtimit të Chris Smallingut, ai dëshiron të largohet për të ndihmuar karrierën e tij.