OBP te papunet ne 2012 llogariten ne 202 milione

Masat shtrënguese në të gjithë planetin gjenerojnë viktimën e parë, punësimin. Organizata Botërore e Punës raporton se në 2012-ën të papunët në botë arrijnë në 202 milionë. Për organizatën, politikat mbi rritjen janë të pamjaftueshme duke ulur edhe më tej parashikimet mbi punësimin, kryesisht tek të rinjtë. Të dhënat e OBP bëjnë me dije se për 2012-ën do të regjistrohen 6 milionë të papunë më shumë, për një total në 202 milionë persona.
Studimi i organizatës parashikon se 80 milionë të tjerë do të hyjnë në tregun e punës në dy vitet e ardhshme, gjatë të cilëve ekonomia botërore nuk do të rritet mjaftueshmë për të plotësuar boshllëkun e nevojshëm për vendet e punës. Kryesisht shqetësuese është tendenca e Europës, ku nga 2010 sipas OBP norma e papunësisë është shtuar në 2/3 e vendeve anëtare, por nuk ka shenja përmirësimi as në SHBA dhe Japoni. Ndërsa në Kinë oferta për punësim është më e ulët se kërkesa. Në Kontinentin e Vjetër, shpjegon organizata, programet e shtrëngimit fiskal po përkeqësojnë krizën e punës, nga fakti se shumë qeveri në ekonomitë e avancuara i kanë dhënë më shumë prioritet një kombinimi të masave të ashpra dhe reformave drastike në tregun e punës.
Raporti i OBP saktëson se këto masa kanë pasoja shkatërruese mbi tregjet e punës në përgjithësi si dhe mbi krijimin e vendeve të reja të punës në vecanti. Dhe sipas organizatës këto masa në të shumtën e rasteve nuk kanë sjellë as ulje të deficitit. Organizata ndërkombëtare e punës shpjegon se pasojat e kësaj situate do të cojnë në shtimin e rreziqeve të paqëndrueshmërisë sociale kryesisht në Europë dhe Afrikën e Jugut, ku vetëm në 2011 nga 106 vende 57 prej tyre më shumë se 2010 kanë hasur në tensione sociale.
Politikat fiskale të vendosura nga këto vende kanë shkaktuar vështirësi edhe në marrjen e kredive, kryesisht për biznesin e vogël dhe të mesëm. Një nga zgjidhjet më të mundshme, sipas Organizatës, në rastin europian është ajo e rritjes së efikasitetit të Bankës Europiane për Investimet, e cila duhet të lehtësojë kreditë për të nxitur rritjen.