Bashkimi Demokratik kërkon zgjedhje të parakohshme lokale në Prizren

Prizren, 10 gusht - Drejtues të Bashkimit Demokratik të Prizrenit, subjekt më i ri politik, të martën në një konferencë për shtyp shprehën pakënaqësi rreth pushtetit qendror dhe atij lokal në Prizren për neglizhencë të punëve dhe parregullsive që po bëhen në institucionet vendore. Ata kërkuan që për shkak të shkeljeve të shumta në institucione, të mbahen zgjedhje të parakohshme në Prizren, ka raportuar KosovaLive.
Bashkimi Demokratik i Prizrenit (BD) shpreh shqetësimet e veta rreth dështimit të politikës së jashtme të Kosovës e cila vazhdon të jetë politikë deklarative pompoze joproduktive, tha Zafir Berisha, kryetar i BD-së në Prizren.
Ai më tej tha se duke e parë që asgjë në Kosovë nuk po shkon në drejtimin e duhur Bashkimi Demokratik është duke shqyrtuar mundësinë për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar të Komunës së Rahovecit.
Berisha i BD-së ndërkaq drejtoi kritika edhe në adresë të MASHT-it nga se sipas tij projekti për Universitetin Publik të Prizrenit tregon paaftësinë e Qeverisë në projekte serioze.
“Fakti që është premtuar 5.000 studentë në vitin e parë akademik dhe fillimi me 600 studentë të pranuar dhe 600 sish vetëm në deklarata publike të ministrit të Arsimit, tregon jo seriozitetin e qeverisë për projekte të rëndësishme siç është Universiteti Publik i Prizrenit”, tha kreu i BD-së.
Drejtues të BD-së ndërkaq në këtë konferencë për media kërkuan nga institucionet qendrore të vendit që në Prizren të shpallen zgjedhje të parakohshme lokale.
“është krijuar gjendje kaotike në institucionet komunale të Prizrenit dhe kërkojmë nga Ministria e Pushtetit Lokal që në javën e ardhshme në bazë të nenit 50 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të njoftojë presidentin e Kosovës që të shpallë zgjedhje të parakohshme në Komunën e Prizrenit për arsye se që nga zgjedhjet e fundit lokale nuk funksionon asgjë në Prizren”, tha Berisha.
Kjo nuk është hera e parë që drejtues të BD-së në Prizren kritikojnë pushtetarët qendror dhe ata lokal të Prizrenit, pjesë e të cilëve ishin deri pas zgjedhjeve të fundit lokale në Prizren.
Nga ana tjetër pushtetarët në Prizren përkundër këtyre deklaratave akuzuese të Berishës nuk shprehin ndonjë qëndrim pasi që sipas tyre Berisha është duke shprehur pakënaqësinë e tij me që e ka lënë pushtetin dhe tashmë po mundohet ta shpreh disi pakënaqësinë e tij. Sipas tyre ai është dashur të flasë gjatë kohës së PDK-së të cilën ai e drejtonte e kishte pushtetin në Prizren.