E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH: Virusi AH1N1 nuk u përkeqësua, vaksina kundër tij doli efektive

Hong Kong, 21 shtator, NOA Virusi AH1N1 i cili shkakton të ashtuquajturin gripi i derrit nuk është se ka agravuar drejt një sëmundje më të rëndë dhe ecuria e vaksinave kundër tij po paraqitet efektive në rastet kur është aplikuar.

Një fakt të tillë e ka deklaruar drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan, sipas të cilës deri tani, vaksinat kanë dalë të efektshme.

Por gjithsesi, ajo ka shtuar se virusi mund të ndryshojë në çdo moment e se që nga prilli, mund të konstatohet se ai është shumë i ngjashëm me gjendjen e mëparshme.

Sipas drejtoreshës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tre miliardë doza vaksine mund të prodhohen çdo vit dhe nëse popullata vaksinohet, vetëm pacientët me rrezik të madh, si personat e moshuar, obezët dhe personat që kanë sëmundje kronike mund të jenë mjaft të rrezikuar për t'u prekur nga virusi.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›