E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami, lypësit përfitojnë nga dita e mirësisë

Xhamia e Et'hem Beut, nuk ka qenë vetëm streha e besimtarëve, për fetën e Fiter Bajramit por edhe vendi që ka mbledhur numrin më të madh të lypsave në kryeqytet.
Siç duket, lypsat tashmë e kanë mësuar se besimtarët në fetat e Bajramit janë më të mëshirshëm se kurrë dhe dhurojnë më shumë para.
Kjo ka bërë që shumë lypësa të qëndrojnë për orë të tëra pranë Xhamive të vendit, por sidomos pranë xhamisë së Et'hem Beut në sheshin "Skëndërbej" . Bashkë me besimtarët edhe këta të fundit janë zgjuar shumë herët këtë ditë. Shumë nga ata, kanë qëndruar bashkë me besimtarët në shesh edhe gjatë faljes së Bajramit.
Festa e Fiter Bajramit e konsideuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në besimin islam, dhe e cila rrit dhe solidaritetin njerëzor ,është shndërruar në një ditë të rëndësishme edhe për ata që kërkojnë lëmoshë, të cilët asnjëherë nuk harrojnë të përfitojnë nga ditë të tilla. Endacakët të cilet i shofim çdo ditë nëpër cepet e kryeqytetit siç duket kanë qenë të sigurtë që në këtë ditë të shenjtë, nuk kanë për të dalë pa gjë, duke përfituar nga mëshira e besimtarëve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›