E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili në takimin për problemet kardiake

Ministri Petrit Vasili ka marrë pjesë në konferencën e dytë të Shoqatës Shqiptare të Ekokardiografisë. Sipas Vasilit Ekokardiografia në vitin 2009 është me larminë e pamjeve është në një etapë zhvillimi të pandërprerë, megjithatë problemi qendron në mënyrën se si interpretohen këto kardiografi. Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se nuk duhet të kemi disnivele të interpretimit të shërbimeve një ekokardiografi duhet të interpretohët në mënyre të njëjtë nga mjekët në të gjithë Shqipërinë dhe jo të dalim në përfundime dhe më pas në diagnoza të ndryshme.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë profesor doktorë të mirënjohur shqiptare si edhe të huaj, ndërsa është diskutuar për disa nga problemet më kryesore kardiake.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›