OBSH-ja, në negociata për të ndihmuar Shqipërinë
Sipas ekspertëve të OBSH-së, grupi i vendeve europiane, në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria bashkë me 21 vende të tjera, duhet të fillojnë në fund të muajit gusht me fazën e parë të vaksinimit të qytetarëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë është e shqetësuar për shtrirjen e gripit AH1N1. "OBSH-ja po e përcjell me mjaft vëmendje situatën në rajon", ka deklaruar dje Gregory Hartl, zëdhënës i kësaj organizate. Sipas tij, gripi i derrit nuk njeh vendet e vogla apo të mëdha, të varfra apo të pasura, ky virus godet gjithkund dhe kudo… Prandaj, kundër tij duhet të mobilizohemi dhe luftuar bashkërisht, sidomos tani, pas pushimeve verore, lëvizjet dhe kontaktet e njerëzve janë më të dendura, jemi në fillim të hapjes së shkollave, në prag të stinëve të ftohta, ku qeveritë duhet të jenë më të mobilizuara.
Ekspertët e OBSH-së këshillojnë qytetarët e Shqipërisë që të ndjekin me kujdes instruksionet e kësaj organizate botërore dërguar qeverive për t‘u përballur me gripin e derrave.
Luba Negru, përgjegjëse e mediave pranë OBSH-së në Kopenhagen, ka deklaruar se Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke shqyrtuar me vëmendje nevojat dhe mungesën e fondeve për blerjen e vaksinave. Ashtu si për Shqipërinë, edhe për vende të tjera, sipas sqarimit të zyrtarëve të OBSH-së, përfaqësuesit janë në bisedime dhe negociata me qeveritë e fondacionet ndërkombëtare. Kjo, në mënyrë që ata të japin ndihmë për vendet në nevojë, për t‘i bërë ballë kështu në mënyrë sa më efikase gripit të derrave, AH1N1. Sugjerimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është nisja e fazës së parë të vaksinimit para mbylljes së muajit gusht.