E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet 5 ballë në Mal të Zi

Një tërmet 5 ballë i shkallës Richter ka rënë në bregdetin e Ulqinit, në Mal të Zi.

Lëkundjet janë ndjerë me magnitudë të vogël edhe në zonat e Shqipërisë Veriperëndimore, si edhe në Tiranë.

Sipas shërbimit sizmiologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë në brendësi të detit, pak kilometra larg njërës prej zonave më të frekuentuara turistike të rajonit.

Nuk ka njoftime për dëme apo të lënduar në zonat e prekura nga këto lëkundje të tokës.

Tërmeti është një nga fenomenet natyrore, që shkenca nuk ka mundur ende që ta zbulojë paraprakisht kohën apo vendin se kur mund të ndodhë një i tillë. Ndaj kjo e bën edhe më të rrezikshëm këtë fenomen natyror, që jo në pak raste shndërrohet në fatkeqësi të tmerrshme për shumë njerëz dhe kombe.

Ndërkohë që në vendin tonë përveç mjeteve të sofistikuara të njohjes së këtij fenomeni mungon edhe kultura e përgjithshme e popullsisë për t‘u përballur me tërmetin. Kjo e shton edhe më tepër rrezikun e dëmeve që një tërmet i fortë mund të shkaktojë në vendin tonë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›