E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH:E. coli, një bakter i ri i pakostatuar më parë

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se lloji i bakteries E.Coli, përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës në Evropë është një bakter i re, që nuk është parë kurrë më parë.

Agjencia tha se kërkimet paraprake gjenetike flasin për një formë mutante të dy bakterieve të ndryshme të E. colit, me gene vdekjeprurëse.

Kjo sipas OBSH-së shpjegon arsyen e përhapjes masive dhe të rrezikshme.

Ekspertja për sigurinë e ushqimit në OBSH, Hile Kruse, tha se “ky lloj unik nuk është izoluar kurrë më herët nga pacientët”.

Ajo tha se lloji i ri ka “karakteristika që e bëjnë me të fortë dhe më toksinë-prodhues.

Deri më tani nga lloji mutant i E. Coli-t kanë vdekur 17 persona në Gjermani, dhe janë infektuar më shumë se 1500 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›