Ngrihen akuza për vrasjen e gazetares Politkovskaja

Hetuesit rusë thanë se një i dyshuar është ngarkuar me akuzën për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja në vitin 2006.
Një zëdhënës i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, tha se prokurorët kanë mbledhur prova të mjaftueshme për fajësinë e Rustam Mahmudovit.
“Sipas hetimeve, ka qenë Rustam Mahmudov ai që ka kryer vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja. Hetuesit tashmë kanë mbledhur prova të mjaftueshme për fajësinë e Mahmudovit”, tha Markin.
Gazetarja Politkovskaja e njohur për kritikat e saj ndaj abuzimit të të drejtave të njeriut në Çeçeni, u qëllua për vdekje më 7 tetor të vitit 2006 në Moskë. Mahmudov u arrestua në Çeçeni të martën.